16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Sot mbahen zgjedhjet në Komunën e Tuzit

Më të lexuarat

Sot në Malësi mbahen zgjedhjet vendore për Komunën e Tuzit në Mal të Zi.

Gara më e fortë zgjedhore pritet të zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare “Malësia na bashkon” dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviq.

Në këto zgjedhje marrin pjesë gjashtë lista zgjedhore për 32 vende në kuvendin komunal.

Koalicioni i vetëm i këtyre zgjedhjeve “Malësia na bashkon”, ka mbledhur tri partitë shqiptare që krijon mundësi të mirë për fitore, ku kryesues i listës është Nik Gjeloshaj.

Në këtë komunë të drejt vote kanë afër 12 mijë qytetarë, ndërsa, sipas sondazheve pjesëmarrja do të jetë mbi 60 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit