6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Sot ka filluar sezoni i nxemjes qendrore në Shkup

Më të lexuarat

Në Maqedoni mbisundon mot i ftohtë, ka arritur vjeshta ndërsa banorët e kryeqytetit janë zgjuar me nxemje qendrore të aktivizuar,

 

Nga mëngjesi i sotëm ka filluar sezoni i nxemjes qendrore sepse ELEM dhe BEG kanë vendosur që fillimi i sezonit të sivjetshëm të jetë një javë më parë.

Për shkak të rënies së temperaturave, KRE lejoi fillim të sezonit të nxemjes qendrore para datës së rëndomtë të 15 tetorit.

Prej sot, ELEM me nxemje do të furnizojë 3.546 amvisëri, 17 institucione edukativo-arsimore, gjegjësisht shkolla fillore dhe të mesme dhe 75 subjekte afariste në vendbanimet e Shkupit.

Nga BEG thonë se rreth 200 objekte shfrytëzuesit nuk i kanë plotësuar obligimet e tyre, gjegjësisht nuk janë siguruar kushtet e kërkuara për furnizim cilësor dhe në kohë me nxemje qendrore./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit