6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Sony partneritet me HTC-në për PlayStation

Më të lexuarat

Kohëve të fundit është thënë se Sony do të mund të zgjerojë programin e saj të certifikuar për PlayStation edhe tek prodhuesit e tjerë, ndërsa tani ka zëra që thonë se HTC është kompania e parë me të cilën Sony do të zbarkojë në platformën Android.

Sony gjithashtu ka njoftuar se do ta ndryshojë edhe emrin e paketës dhe programit të saj të certifikuar, në PlayStation Mobile, si dhe është thënë se kompania do të ketë edhe nëj dyqan virtual i cili do të jetë në dispozicion për prodhuesit dhe palët e treta që do të certifikohen në program.

Do të jetë interesantë të shihet se çka do të përgatisin kompanitë partnere, Sony dhe HTC, përmes pajisjeve të certifikuara me PlayStation.

Kjo lëvizje mund të komentohet si një hap i ri për të transformuar edhe më tej pajisjet mobile, të cilat tani me siguri do të ofrohen nga HTC edhe me përmbajtjen e konsolës PlayStation. / Telegrafi / kohaislame /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit