12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Sonte prezentohet Galaxy S3

Më të lexuarat

Sonte Samsung ka spektakël. Më në fund do të zbulohet pasuesi i Galaxy S II, pajisja e cila, sipas të gjitha gjasave, do të quhet Galaxy S III.

Evenimenti sipas kohës tonë do të filloj në orën 20 në Earl’s Court Exhibition Center në Londër. Samsung, gjatë një teaser-kampanje të paparë deri më sot paralajmëroi paraqitjen e “galaktikës së radhës”, duke mos përmendur askund se bëhet fjalë për pasuesin e Galaxy S II, bindshëm telefonit më të shitur me Android OS. 

Por, përmes kanaleve jozyrtare, më së shumti nga përfaqësuesit e operatorëve mobil, të cilët tashmë janë duke e formuar ofertën verore dhe vjeshtore, nuk ishte vështirë të konfirmohen supozimet më se të qarta – do të paraqitet i treti me radhë Galaxy S, smartphonei i cili me superioritet do të tejkaloj të gjithat që kemi parë deri me sot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit