9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Sonte, nata e çmimeve “Oscars”, mes tyre edhe “Shok”

Më të lexuarat

Sonte, më 28 shkurt, do të ndahen çmimet “Oscars”, në të cilën për herë të parë në histori Kosova është pjesë e kësaj ceremonie me filmin “Shok”.

“Të pranishëm në ceremoni do të jenë: regjisori, Jamie Donoughue, producentët, Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott, si dhe protagonistët Lum Veseli dhe Andi Bajgora, të cilët kanë nisur një faqe të re për Kosovën dhe industrinë e filmit kosovar”,- ka njoftuar përmes një komunikate Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK).

“Që nga nominimi i filmit ‘Shok’, filmi dhe Kosova kanë pasur shumë vëmendje në të gjitha mediat kombëtare dhe ndërkombëtare, duke cilësuar këtë film si favorit të kategorisë ‘Best Live Action Short Film’, gjë që ka ngritur shtetin e Kosovës në këmbë dhe na kanë bërë jashtëzakonisht të lumtur, që jemi dëshmitar të këtij suksesi”,- thuhet në komunikatë./Koha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit