7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Sondazhi nxjerr zbuluar Trumpin, çfarë thonë për të myslimanët në SHBA

Më të lexuarat

Shumica e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara mendojnë se presidenti Donald Trump është “jomiqësor” ndaj tyre, por 92 përqind e të anketuarve thonë se “ndjehen krenarë” që janë amerikanë.
Sondazhi i Qendrës amerikane të Kërkimeve Pew po ashtu thotë se rreth gjysma e myslimanëve amerikanë të anketuar kanë thënë se kanë marrë mbështetje nga amerikanët e tjerë për faktin se janë myslimanë.
Anketa është kryer në periudhën 23 janar – 2 maj, 2017 dhe është bërë përmes telefonit me të rritur myslimanë që jetojnë në SHBA.
Pyetjet janë bërë në gjuhën angleze, arabe, farsi dhe urdu.
Qe kur ka marrë detyrën në janar, Trump ka bërë përpjekje t’iu ndalojë përkohësisht hyrjen në SHBA vizitorëve nga disa vende me shumicë myslimane.
Këtë vit, për herë të parë gati në 20 vjet, Shtëpia e Bardhë nuk ka organizuar Darkën e Iftarit gjatë muajit të Ramazanit. REL

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit