8 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Sondazhet nxjerrin Holland para Sarkozit

Më të lexuarat

Anketat e fundit të opinionit sugjerojnë se presidenti francez Nikolas Sarkozi ka pak gjasa që të fitojë ndaj kandisatit socialist Fransua Holland në balotazhin presidencial që mbahet të dielën.

Sondazhet tregojnë se udhëheqja e Hollandit është ngushtuar në rreth pesë për qind, nga më shumë se 10 për qind që ishte më pare. Megjithatë, rezultatet sugjerojnë se Hollande ka të ngjarë të triumfojë.

Shifrat e sondazhit për Sarkozinë janë përmirësuar që nga debati I ashpër I së mërkurës ndërmjet dy kandidatëve.

Megjithatë, raportet thonë se Sarkozi mund të pësojë një humbje të freskët pasi kandidati presidencial I qendrës Fransua Bajrou, i cili fitoi nëntë për qind në raundin e parë, tha se planifikon të votojë për Hollandin.

Sarkozi dhe Holland janë në garë për të fituar votat e mbështetësve të kandidates së ekstremit të djathtë, Marinë Le Pen, e cila përfundoi e treta në raundin e parë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit