Somalia dhe Brunei ndalojnë festimin e Krishlindjeve dhe Vitin e Ri

0
118

Somalia ka urdhëruar ndalimin e festimit të Krishlindjeve në këtë vend me shumicë myslimane pasi sulltani i juglindjes të Bruneit kishte lëshuar një urdhër të tillë më herët, duke urdhëruar deri në 5 vjet burg për ata që e festojnë.

Sheikh Muhamed Khayrow, drejtori gjeneral nga Ministria për fe në Somali ka thënë të Enjten se festa e Krishlindjeve dhe Vitit të Ri prish besimin mysliman të vendit.

“Nuk duhet të ketë asnjë llojë aktiviteti festiv” është shprehur ai duke urdhëruar forcat e sigurisë që të ndalojnë çdo llojë organizimi të tillë.

Të gjithë këto aktivite që lidhen me Krishlindjet dhe Vitin e Ri janë në kundërshtim me Islamin dhe prish fetarin e komunitet mysliman u shpreh ai./KohaIslame