6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Sociologu Ardian Gola: Kisha Katolike në Shqipëri dhe Kosovë nuk do të duhej te heshtnin karshi kërcënimeve ndaj muslimanëve nga Kosova

Më të lexuarat

Disa video të publikuara me datë 12 gusht ka bërë që policia Shqiptare të nis hetimet për dy persona. Luig Marku dhe Anton Zefi, të dy nga Shqipëria, dëgjohen në video teksa ofendojnë myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët pushimet kanë vendosur t’i kalojnë në bregdetin shqiptar.
Në video, Marku dhe Zefi u drejtohen myslimanëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, dukë u thënë se për ta nuk kanë vend në Shqipëri. Tjetri thotë se myslimanët shqiptarë nuk kanë vend në trojet e tyre dhe kërcënon se “do t’i mbysin”.

Ngjarjet kane tronditur opinionin publik, ne lidhje me rastin ka pasur shumë reagime ndër ta edhe zyrtar shtetëror.

Së fundmi, sociologu i njohur kosovar, Ardian Gola përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka reaguar në lidhje me incidentet.

Gola ka theksuar se Kisha Katolike në Shqipëri, por edhe ajo në Kosove, tashme nuk do te duhej te heshtnin përkitazi me kërcënimin publik te dy pjesëtareve te komunitetit katolik ne Shqipëri, Anton Zefit dhe Luigj Markut, drejtuar muslimanëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ja postimi i plotë, pa ndërhyrje:

“Kisha Katolike ne Shqiperi, por edhe ajo ne Kosove, tashme nuk do te duhej te heshtnin perkitazi me kercenimin publik te dy pjesetareve te komunitetit katolik ne Shqiperi, Anton Zefit dhe Luigj Markut, drejtuar muslimaneve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kercenimi duket qe ka konsistence dhe nuk duket te jete spontan.

Marre parasysh faktin qe Kisha eshte strukture dukshem me e organizuar institucionale, duke pasur keshtu nivel me te larte te kontrollit te jetes shpirterore, dhe jo vetem, te besimtareve katolike, heshtja ndaj ketij kercenimi e rendon edhe me shume gjendjen. Une prita nje distancim nga keto kercenime. Ose te pakten nje deklarate publike ku kundershtohet cfaredo thirrje per vrasje, lincim dhe percarje ne emer te fese dhe behet ftese per pluralizem, bashkejetese dhe mirekuptim fetar tek shqiptaret dhe me gjere. Perndryshe Kisha rrezikon te behet pashmangshem pjese e nje diskursi te tille terrorizues, ani pse kercenuesit nuk jane duke e bere kete shprehimisht ne emer te saj.

Sa me i vonshem reagimi, aq me keq, sepse kjo mund te prodhoje spirale te dhunes diskursive, qe s’dihet ku perfundon. Aktualizimi i urrejtjes nderfetare tek shqiptaret shkon vec ne favor te lidershipit katerciperisht te korruptuar politik dhe profitereve te ndryshem te situatave te renduara shoqerore. Ikje masive e njerezve per shkak te pasigurise financiare e juridike te shkaktuar nga korrupsioni endemik ne te dy vendet, e iu ka teke dy palaçove me dale ne mbrojtje te Krishterimit. Idiote!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit