12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“S’njoh përrallë, jam dhunuar “/ Rrëfehet trashëgimtarja e Disney-t

Më të lexuarat

Mbesa e bashkëthemeluesit të kompanisë Walt Disney, ndryshe nga ç’mund të mendohet, nuk ka patur një fëmijëri të lumtur. Abigail Disney rrëfeu në emisionin “Përmes syve të saj” në “ET” se në të vërtetë në shtëpinë e saj ka mbizotëruar abuzimi me alkoolin dhe dhuna.

“Njerëzit mendojnë se unë jam rritur mes përrallës dhe pluhurit të zanave. Prindërit e mi ishin striktë dhe shumë konservatorë. Dhe që të dy të alkoolizuar”- u shpreh fillimisht Abigail. “Në shtëpinë tonë kishte dhunë. Jo kudo, jo gjithmonë. Megjithatë, kur bie pre e dhunës në fëmijëri, nuk ndihesh kurrë më e sigurt. Ne në shtëpi nuk ndiheshim fare të sigurt”-vijoi më tej ajo.

E pyetur nëse dhuna që kishte përjetuar ishte e natyrës emocionale apo fizike, Abigail u përgjigj: “Të dyja”. Ajo nuk ngurroi ta cilësonte largimin nga shtëpia për studime të larta si një çlirim nga burgu.

Abigail Disney njihet për përfshirjen e aktiviteteve të natyrës filantropike. Ajo është themeluesja e Fondacionit Daphne, që i shkon në ndihmë shtresës së varfër dhe të pastrehë të New York-ut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit