9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Snapchat nderon muslimanët – ofron pamje LIVE nga Meka!

Më të lexuarat

Aftësia e Snapchat për të treguar ngjarje nga perspektiva e publikut është një nga pikat e saj kryesore të shitjes – dhe kjo është edhe arsyeja se pse është një nga platformat më të mëdha sociale sot në botë.
Dhe këtë javë, kur edhe po shënohej njëra ndër ngjarjet më të mëdha në historinë islame, Muaji i Ramazanit, përkatësisht Nata e Kadrit, kjo platformë ka “hapur” Mekën për pjesën tjetër të botës, transmeton Telegrafi.

Aty shfaqen imazhe dhe video nga adhurues të panumërt, të cilët mundohen tu tregojnë miliona njerëzve në mbarë botën, të vërtetën, pjesën paqësore të islamit, shpesh të neglizhuar nga mediat kryesore.

Në disa pamje duken gjithashut njerëz duke sjellë rreth Qabes, si dhe disa të tjera shfaqnin njerëz duke u falur – veç këtyre kishte edhe nga ata të cilët ishin transit dhe kishin shkuar për të marrë pjesë në këto “ngjarje”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit