8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

S`MENDON PËR DORËHEQJE

Më të lexuarat

Bajram Rexhepi është i bindur se nuk do të jetë në vorbullën e ndryshimeve të mundshme qeveritare. E pranon se aty këtu i kris ndonjë skandal, por nuk beson se Ministri duhet të japë dorëheqje për gjithçka. Tregon se hetimet për vjedhjen e arit në Stacionin e Pejës janë gati në fund, derisa zotohet se do të përpiqet maksimalisht për kapjen e autorëve të vjedhjes në Dhomën e Dëshmive. Ministri i Brendshëm, në një intervistë dhënë gazetës Express, flet edhe për Ivica Dacicin, rrahjen mes deputetëve dhe liberalizimin e vizave.

Express: Përveç temperaturave, a ka qenë më temperaturë të jesh këtyre ditëve ministër i Punëve të Brendshme?

B. Rexhepi: Krejt indiferent natyrisht nuk kam qenë, por edhe nuk i kam marrë me shqetësime të mëdha të gjitha këto që kanë ndodhur. Ndoshta edhe për shkak të një përvoje. E di që një retorikë shumë nacionaliste që është përdorur në Serbi, është bërë për nevoja të tyre të brendshme dhe është vazhdimësi e fushatës elektorale të Dacicit, që i solli rezultat, i dyfishoi votat dhe tash normal që do të tregohet si mandatar. Mirëpo, mendoj dhe jam i bindur se kjo është më tepër retorikë politike. Ngadalë do të ftohet ai, edhe përkundër temperaturave të larta. Goxha shumë gjëra të këqija kanë ndodhur gjatë mandatit tuaj si ministër. Serbia arrestoi policë të Kosovës në kufi, pati vjedhje në dhomë të dëshmive, tash incidenti për ‘Vidovdan’. Çfarë ka diçka që nuk shkon?

B. Rexhepi: Nuk është punë që nuk shkon. Varet si i perceptoni. Kur një ministri ka të bëjë me shumë probleme, nëse mendoni se çdo gjë shkon në mënyrë përfekte e keni pak gabim. Edhe nëse prisni të mos ketë askund dështime në një polici prej 7 mijë e 300 vetash, e keni prapë gabim. Policia është duke punuar mjaft mirë dhe duhet ndarë rastet individuale prej përgjegjësisë si agjension. Po ashtu përgjegjësia morale ndahet nga përgjegjësia e përbashkët dhe ajo individuale. Me nis me këtë logjikë, nëse disa, kushtimisht them, policë bëjnë vjedhje në dhomë të dëshmive edhe ministri automatikisht të japë dorëheqje ose drejtori i policisë, atëherë për këso raste ishte dashtë gati sigurisht që nja njëzet apo tridhjetë ministria të ndërrohen në vit, që nuk është synimi dhe kjo do të ishte në favor të atyre që vjedhin dhe kjo s’ka kush t’i kontrollojë…kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit