20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Smartphone-t jetëshkurtër, a është normale kjo?

Më të lexuarat

Mund të ndodhë që një “smartphone” të bjerë në tokë, duke iu thyer ekrani. Vazhdon të funksionojë por me ekranin e thyer duket keq.

Nga Corriere

Zakonisht, shkohet në servisin më afër shtëpisë për ta riparuar. Çmimi për zëvendësimin e ekranit të një celulari 3 vjeçar: 115 euro.

Çmimi i tregut të të njëjtit telefon të ri për ta blerë online: 151 euro. Në Amazon mund të gjesh madje edhe të njëjtin model po me karakteristika më të avancuara. Atëhere pse një konsumator duhet të zgjedhë ta riparojë objektin në vend që të marrë një të ri dhe më modern?

Ekzistojnë madje edhe elektroshtëpiake të vogla që praktikisht janë të pariparueshme në rast keqfunksionimi. Përshembull, fshesa elektrike, e reklamuar në televizion dhe në shitje në dyqane me çmim 19.90 euro.

Në rast se të prishet karikuesi i saj, riparimi kushton 22 euro. E njëjta gjë vlen edhe për tostierët apo shtrydhëset e frutave që nuk janë markë apo që ja në të importuara nga Kina.

Në rast se ndodh që një teknik e merr përsipër t’i rregullojë, do të ishte një sipërmarrje e vështirë gjetja e pjesëve të këmbimit.

Në rënie serviset e riparimit

Në vitin 2000 në Itali ishin rreth 6 mijë dyqane që i dedikoheshin riparimit të elektroshtëpiakeve. Në vitin 2017, kanë rënë në 4.500. dhe në këtë mënyrë, 44% e aparateve shtëpiake dhe elektrike kthehen në mbetje, pa kaluar në procesin e riparimit. Në Itali në vitin e fundit tonelatat e telefonëve apo kompiuterëve të hedhur janë rritur me 10 %. Në total, 79 % e këtyre mbetjeve vjen nga përdorimi shtëpiak. Ndërsa vetëm 21 % përbëhet nga pajisje profesionale.

Një studim i Parlamentit Europian ka dalë në konkluzionin se 77 % e konsumatorëve do të preferonte të riparonte pajisjen elektroshtëpiake para se të blinte një të re dhe 90 % do të donte që udhëzimet e pajisjes të tregonin në mënyrë të qartë jetëgjatësinë e saj. Plani i ndërmarrjeve në fakt është tjetër. Ndërsa studimi i agjencisë për ambientin në Francë tregon se 88 % e celularëve që janë zëvëndësuar kanë qenë funksionalë e vijojnë të funksionojnë. Por 86% e francezëve të intervistuar , në pyetjen “para se të zëvëndësoni një celular të ri a keni provuar ta riparoni? “ janë përgjigjur “Jo”. Kjo tregon se sa e përhapur është bindja mbi pamundësinë e riparimit. Në fakt, plani i ndërmarrjeve është tjetër.

Mbyllja e ciklit

Strategjia që përcakton për momentin projektimin e ciklit të jetës së një produkti aq sa bëhet i papërdorshëm quhet “mbyllje e programuar”. Nga viti 2015, në Francë është krim i ndëshkueshëm me burg deri në 2 vite dhe 300 mijë euro gjobë. Gjoba mund të variojë në mënyrë proporcionale. Falë këtij ligji kanë nisur një seri veprimesh kundër Apple, ku 8 mijë konsumatorë ankohen për ngadalësinë e IPhone. Pavarësisht letrës së ndjesës së kompanisë, çështja është në gjykatë.

Garancia

Është mirë të kujtohet fakti se kur blihet një produkt, gjithnjë lind e drejta e blerësit për një garanci ligjore, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një përzierës 10 euro apo për një elektroshtëpiake prej mijëra euro. Në Itali, nëse në 24 muajt pasues të blerjes, produkti shfaq probleme, shitësi duhet ta riparojë ose të zëvendësojë, pa shpenzime për blerësin. Kohëzgjatja e garancisë ndryshon nga vendi në vend.

Në Zvicër 3 vite, në Islandë e Norvegji 5 vite e për pajisje e produkte që merren për afat të gjatë, garancia shkon edhe në 6 vite në vende si Irlandë apo Angli, percjell scan.tv.

Rezoluta europiane

Në verën e vitit 2017, Parlamenti Europian ka aprovuar rezolutën që i fton vendet anëtare që të shkurajojnë mbylljen e programuar duke promovuar produkte me një cikël funksionimi më të gjatë e të riparueshëm.

Objektivi: krijimi i vendeve të reja të punës dhe reduktimi i mbetjeve elektronike. Eurodeputetët i kanë propozuar Komisionit Europian edhe vendosjen e një etikete që tregon kohëzgjatjen e funksionimit të produktit. Në Itali, në legjislaturën e fundit janë prezantuar nga forcat politike të ndryshme 3 projektligje në dhomën e deputetëve. Në tekste parashikohet detyrimi nga ana e prodhuesve që të tregojnë edhe informacionin për kohëzgjatjen e produktit dhe shtimin e garancisë deri në 5 vite. Po ashtu, parashikohen edhe sanksione për ata që nuk respektojnë rregullat. Asnjëri nga tre propozimet nuk ka arritur kurrë të diskutohet në sallën e Parlamentit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit