6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Smart Cover me ekran

Më të lexuarat

Apple ka dorëzuar kërkesën për patentë për mbulesën e dedikuar për pajisjet elektronike, e cila do të ketë edhe ekran të integruar.

Kërkesa për patentë është dorëzuar vitin e kaluar, por vetëm kohë më parë është bërë publike, ndërsa përshkruan Smart Cover me ekran të hollë mbështjellës të integruar me
çka do të përmirësohej dukshëm funksionaliteti i përgjithshëm i tabletit. Mbulesa do të duhej të arrijë me konektorët të cilët lidhen në tablet për të marrë energjinë, ndërsa
pasi që të lidhet do të duhej të shërbente për prezantimin e informatave vizuale dhe të shfrytëzonte teknologjinë e njëjtë që bazohet në ekranin ndjeshëm në prekje sikurse
edhe te tableti. Në kërkesën për patentë janë përfshirë edhe disa mënyra të mundshme
të përdorimit, duke përfshirë edhe mundësinë e manipulimit për reprodukimin e video përmbajtjeve në ekranin kryesor të tabletit përmes kontrolleve të ndjeshme në prekje në mbulesë apo në kapak, shfrytëzimin e mbulesës për të pasur ekran të dyfishtë, si dhe shfrytëzimin e ekranit në mbulesë si tastierë virtuale. Por mbulesa nuk do të duhej të humbiste funksionin e vet kryesor, përkatësisht që edhe më tutje do të shërbejë për mbrojtjen e ekranit të iPadit nga dëmtimet dhe të mbetet elastike që të mund të
shërbejë edhe si bazament për vendosjen e tabletit./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit