10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Sllupçani, fshati i luftës i lënë në harresë (VIDEO)

Më të lexuarat

Në fshatin Sllupçan i cili ndryshoi historinë e vendit, thuajse koha ka ndaluar në vitin 2001.
Fshati i sakrificës dhe më i shkatërruari në konfliktin e vitit 2001, Sllupçani i Likovës, 15 vite pas duket se është lënë pas dore nga shteti. Infrastruktura e shkatërruar, mungesë e kanalizimit e ujit të pijshëm, janë vetëm disa nga problemet më elementare me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj ane. Disa nga ata shprehen të zhgënjyer e të lodhur nga premtimet e zyrtarëve shqiptarë.
“Kështu edhe në luftë nuk ka qenë më vështir, bërllogje, llagëma ja asfalti si po e shihni. Vijmë në xhami si pleq nuk kemi rrugë me shkuar në shtëpi si po e shihni katastrof. Kurrë jo, nuk rregullohet se si është duke shkuar situata nuk ka shanse të rregullohet.
“Kjo punë nuk do argumente shumë. Ja si po e shihni edhe vet puna po tregon, s’di cka t’ju them më tepër”
“Po vet rruga po shihet se si është. Probleme, probleme shumë. Ne shpresa kemi ama po shihet fakti se nuk ka asgjë”
Ish ushtarët e UÇK-së madje shprehen të indinjuar edhe me lënien në harresë të lapidarit tek varrezat e dëshmorëve, themelet e së cilit janë hedhur tashmë disa vite.
“Këto varreza të dëshmorëve nuk janë vetëm të Sllupcanit por janë të të gjithë kombit Shqiptar. Çështja e lapidarit nuk duhej të lihet kështu por duhej të futet në agjendë që ka të bëjë me ruajtjen e trashëgimisë kombëtare shqiptare. Deri sa të vazhdojë kështu, ka me mbet ndoshta edhe 12-13 vite. Themelet e kësaj kanë filluar edhe të shkatërrohen ndoshta edhe nuk do të mundet të bëhet lapidar këtu për shkak se hekuri mund edhe të jetë shkatërruar nga lagështia”, u shpreh Fejzulla Arifi, ish ushtar i UÇK-së.
Arifi tha se janë vet banorët e Slupçanit ata të cilët përkujdesen për varrezat e dëshmorëve në këtë fshat.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit