1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

SLLOVENIA I DEL NË NDIHMË SHQIPËRISË

Më të lexuarat

Qeveria e Sllovenisë ka marrë vendimin për të dërguar një helikopter për shuarjen e vatrave të zjarrit në Shqipëri.

Vendimi është marrë sot dhe pritet që helikopteri i Forcave të Armatosura sllovene të mbërrijë në Tiranë për t’u bashkuar me helikopterin që ka dërguar Turqia para disa ditëve. Që prej mesit të gushtit Shqipëria është mbërthyer nga vatrat e shumta të zjarreve duke bërë që mijëra hektarë pyje të bëhen shkumë e hi.

Deri tani, Sllovenia dhe Turqia janë të vetmet vende që i kanë ardhur në ndihmë Shqipërisë. Kriza ekonomike duket se ka dëmtuar edhe solidaritetin mes vendeve anëtare të NATO-s, të cilat e kanë për detyrim t’u vijnë në ndihmë njëra-tjetrës.

Ndërkohë, Ministria e ruse e Emergjencës ka bërë të ditur se Shqipëria ka shfaqur interes për avionët e saj për fikjen e zjarreve. Rusia nuk është anëtare e NATO-s dhe gjithashtu nuk shquhet për marrëdhëniet të ngushta me Shqipërinë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit