Skype për Windows Phone

0
51

Microsoft njofton lançimin e versionit zyrtar të aplikimit të Skype për Windows Phone. 

“Me aplikimin në fjalë është e mundur të bashkohesh me mbi 200 milionë personat që çdo muaj përdorin Skype”, ka sqaruar kolosi i internetit. 
Sipas sqarimit, përdoruesit do të mund të hyjnë në Skype nga çdo ekran, smartphone dhe tabletë, me sistem operativ Android, iOS dhe Symbian, PC e laptop, si dhe televizione të lidhura në rrjet. 

Versioni i ri do të mund të shkarkohet falas nga Windows Phone Marketplace.