7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

SkyDrive edhe me pagesë

Më të lexuarat

Përdoruesit e rinj të SkyDrive marrin 7GB hapësirë falas. Përdoruesit ekzistues (ata që kanë qenë të regjistruar deri më 22 prill) vazhdojnë të marrin deri 25GB hapësirë falas nëse duan ta bëjnë këtë. Pas kësaj, një ngarkesë shtesë prej 20GB kushton 10 dollarë çdo vit; ngarkesa shtesë prej 50GB kushton 25 vit në vit; dhe ngarkesa prej 100GB kushton 50 dollarë në vit.

Microsoft e ka bërë lëshimin e një versioni të ri më 23 prill të SkyDrive për Windows, një version lokal të klientit të vet SkyDrive. Ky është hapi i parë që “Softies” e ka ndërmarrë për ta bërë ndërlidhjen e SkyDrive me Live Mesh, që është shërbimi sinkronizues i ndërmarrjes që është i ngjashëm me Dropbox. Ky version është i gatshëm për Windows Vista, Windows 7 dhe për versionin për konsumatorë të Windows 8.

Sipas faqes në të cilën bëhet shkarkimi, me aplikacionin SkyDrive për Windows, çdo gjë e vendosur në një follder në SkyDrive në një kompjuter që e përdor sistemin operativ Windows automatikisht vendoset që të sinkronizohet me kompjuterët personalë, Mac dhe SkyDrive.com. Në listën e veçorive përfshihen këto:

-Mundësia për t’u qasur në SkyDrive drejtpërdrejt nga Windows Explorer – fotografi, dokumente dhe skedarë të tjerë.

-Opsioni për të shtuar skedarë të rinj në SkyDrive duke i zhvendosur me zvarritje në follderin SkyDrive.

-Mundësia për të organizuar skedarët dhe follderët në SkyDrive, ngjashëm si çdo follder tjetër.

-Opsioni për t’u lidhur prapa në kompjuter nëse përdoruesi harron që të vendos diçka në atë që zyrtarët e Microsoft kanë qenë duke punuar për ta kthyer SkyDrive në një shërbim të përmbushur, në vend se të jetë thjesht një uebfaqe, për muajt e kaluar.

Microsoft e ka bërë të mundshëm një version të përditësuar të aplikacionit të vet SkyDrive për Windows Phone më 22 prill. Ekziston një version i gatshëm i SkyDrive për Mac OS X Lion për shkarkim sot po ashtu.

Microsoft e ka bërë përditësimin e versioneve të iPhone dhe iPad të cilët mbështesin paraqitjen e re Retina dhe kështu janë përfshirë edhe disa veçori të tjera.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit