9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Skenderbeu dhe Islamofobët

Më të lexuarat

A ka ndokush të më tregojë saktë me çfarë pëlhure u mbulua busti i Skenderbeut në Tiranë apo grindavecët e mediave dhe portaleve po përhapin gënjeshtra për klikime, ku shqiptarët të bëhen pikë e pesë për tema artificiale ndërmjet veti.
Ndonëse mediat dhe portalet e kanë për klikime, megjithatë grindavecët dhe urretja e tyre patologjike ndaj besimtarëve të fesë Islame, është në rritje e sipër ku po mundohen të krijojnë ndasi të panevojshme, që uji shkon në mulli të armiqëve tanë, që e gjitha bota e di tolerncën e shqiptarëve kur në shprehje janë manifestimet e besimit paqësot të religjioneve në Shqipëri.
Është interesant se intolerenaca më shumë vjenë nga trushpërlarët e të gjitha llojeve nga Kosova se sa nga vetë Shqipëria. Ku edhe lajmi si lajm u dha në mediat dhe portalet e Kosovës.
Nuk kam nevojë të tregoj se sa jam shqiptarë, por dua të them se disa trushpërlarë edhe mua më quajnë njeri i Anadollit, e beduin i mesjetës. Nuk dua të jem në nivelin e tyre, por shqiptarinë të cilën e propagojnë nuk është ajo e rilindasëve tonë kombëtar.
Besimi nuk ka të bëj asgjë me përcaktime gjeografike, sikurse nuk ka të drejtë askush të ofendojë askendin për religjionin e tij/
Ne, si shqiptarë, jemi besimtarë të fesë Islame, mirëpo askush nuk ka të drejtë të na prek shqiptarin me një shqiptari tjetër të propaguar nga grindavecët, islamofobët, që gjithçka e nisin nga pika e urretjes së tyre.
Vetëm një besimtar i mirë, i drejtë, që i beson Perëndisë, Zotit të Gjithësis, nuk do të futet në tema artificiale që prapavijë kanë përçarjen fetare brend nesh, si shqiptarë!

Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit