10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Skenar filmash: Katër shqiptarë rrëmbejnë francezen në hotelin luksoz, me 2 milionë euro. Por gjërat shkojnë keq

Më të lexuarat

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë kryer një grabitje në një hotel luksoz në Milano.

Shqiptarët e arrestuar janë Françesk Gjoni, 22 vjeç, Artur Vrapi, 24-vjeç, Fatjon Gjini, 27 vjeç dhe Kristjan Tarja, 24 vjeç.

Mediat italiane raportuan se ata kishin vjedhur 2 milionë euro të një franceze, por në fakt gjithçka rezultoi një mashtrim i madh.

Paratë e vjedhura ishin false.

Mësohet se të rinjtë ia kanë grabitur paratë një 21-vjeçareje franceze, e cila u rrëmbye bashkë me paratë.

Ajo kishte organizuar një takim me disa biznesmenë të huaj, dy prej të cilëve indianë, me të cilët do shkëmbente paratë, duke i futur ata në kurth.

Kjo, pasi nga 2 milionë euro, vetëm 65 mijë ishin para reale, që mbulonin dhe pjesën tjetër të kartëmonedhave, të gjitha të falsifikuara.

Pas grabitjes, shqiptarët u larguan me një Alfa Romeo 147, por u kapën shumë shpejt nga policia italiane.

Vajza franceze, sipas mediave italiane, dyshohet se planifikonte të mashtronte biznesmenët, duke u blerë atyre pasuri të patundshme apo sende të çuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit