13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Skandaloze – paramilitarët Serb nuk do të shkojnë në Xhehenem!

Më të lexuarat

Sunullah ISLAMI

A ju kujtohet viti 1999?! A ju kujtohet masakra e Reçakut?! A ju kujtohen torturat që i bëheshin popullit Shqiptar në Kosovë? Përdhunimi i motrave Shqiptare? Vrasja e civilëve? Vrasja e fëmijëve shqiptarë? Gjenocidi? Stenkoveci? etj. Sigurisht se na kujtohen të gjithëve. (Edhe pse mediat AntiIslame duke u marrë me “Skandale” Islame mundohen në popull të paraqesin një Armik të ri që ende asnjë mizë nuk e ka shkel tek populli Shqiptarë dhe harruan Armikun e vërtetë të Shqiptarëve)! Të jesh sot ATEIST është bërë shumë COOL , bile plotë ateistë shqiptarë dalin publikisht dhe e thonë me krenari që janë të tillë. Ateistat Shqiptarë janë shumë paradoksal dhe ata në vend që të miren me religjionin më të madhë në botë KRISHTERIZMIN ata mirren me ISLAM, pra nuk janë të sinqertë në gjoja Ateizmin e tyre, bile paradoksi të jetë akoma më qesharak disa “Ateista” tanë u patën gëzuar me vizitën e Papa Françeskut në Tiranë. Ateisti nuk beson që ka Zot, Ateisti nuk beson që ka jetë pas vdekjes (ahiret), Ateisti nuk beson që ka Xhennet dhe Xhehennem! Tash të kthehem te viktimat shqiptare gjatë luftës në Kosovë! Vjen Paramilitari Serb në Kosovë bën Krime, vranë civila, Pleq, Femra, Fëmijë, Torturon, Masakron, madje edhe gra shtatzane dhe paramendo ky Paramilitar Serb nuk do të shkojë në XHEHENNEM sipas Ateistit, ngase nuk ka XHEHENNEM (Nuk ka Zot që do ta dënojë). Poashtu edhe viktimat shqiptare që thjeshtë kanë jetuar në shtëpinë e tyre dhe janë vrarë mizorisht,padrejtësisht nuk do të shkojnë në Xhennet (sepse,sipas tyre, s’ka Zot që do ti shpërblejë për sakrificat e tyre ), Skandaloze – Adem Jashari nuk hyn në Xhenet (Ngase sipas Ateistit ska Zot, ska Xhenet) Megjithatë ateistat tanë janë shumë cool, dhe të paprekur në media, madje u jipet atyre hapësirë në mediat tona! Ky është pra SKANDAL i vërtetë, të besosh se nuk hyn në FERR paramilitari Serb i cili bëri Krime! E unë jam krenarë që jam Besimtar dhe se në Ditën e Gjykimit kam bindje dhe besim se Paramilitari Serb i cili ka çu dorë në Popullatën Shqiptare do të vuan në Zjarrin e Xhehnemit deri në pafundësi. Dhe se në këtë botë të poshtër nuk ka drejtësi, as Haga e asnjë gjyq tjetër nuk munden me i shpagu të bëmat Serbe ndaj Popullit Shqiptarë pos XHEHENNEMIT i cili do të thotë: A ka hala..!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit