8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

SKANDALOZE/ Deputeti katolik provokon rëndë myslimanët (FOTO)

Më të lexuarat

Histeria ndaj myslimanëve me indicie pretendimin se dje u mbulua busti i Skëndërbeut po merr përmasa të rrezikshme.
Ndërkohë që gjatë ditës djeshme nuk kanë munguar komentet anti-kombëtare tashmë fyerja ka kaluar në nivele të tjera, përtej vulgut të rrjetevs sociale.
Është deputeti Eduart Ndocaj ai që ka hedhur një foto tejet provokuese ndaj besimtarëve myslimanë duke vendosur një kryq në vend të shpatës së Skëndërbeut, e cila shoqërohet edhe me shënimin:
“Gjergji bekoi ne shesh popullin e ti ne emër te zotit Jezukrisht AMEN.
Gjergji i madhërishëm dhe fuqiplote, atleti i Jezu Krishtit. Bekoi te gjithë shpirtrat e përulur para tij, mbreti i shqiptareve dhe mbrojtësi i njerëzimit nga djalli sulltan me hordhitë e tij. Ai ju tregoi rrugën e gjere ku kishin humbur, rrugën e te pareve te tyre me origjine te krishtere, rrugën e Zotit. I bekoi edhe me ujin e bashkisë se Veliajt. I pa harruar është mbreti i shqiptareve Gjergj Kastrioti! Shkoni ne paqe bijtë e mi”.
Në fotot që dolën më pas rezultoi që busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut nuk ishte mbuluar, por gjuha e përdorur nga qarqe të caktuara duket se ka një qëllim tjetër, atë të nxitjes së përçarjes fetare në vend, e cila do të ishte fundi i këtij kombi./Albeu



- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit