20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Skandaloze, arsimtari në Prishtinë tymosë “shisha” me nxënësit në klasë

Më të lexuarat

Arsimtari i lëndës së teknologjisë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjergj Fishta” në Prishtinë para pak ditësh ka tymosur nargila (shisha) me nxënësit në klasë.

Disa nxënës të klasës e IX-V kishin vendosur që të nxjerrin filtrin e “shishas” në orën e arsimtarit të teknologjisë.

Lajmi.net mëson së për të tymosur pak nga pija që është në trend nga të rinjtë, u ofrua edhe arsimtari. Për rastin mori vesh edhe drejtori i shkollës, por nxënësit po i dalin në mbrojtje arsimtarit, nuk po e qesin asnjë fjalë te drejtori, ndonëse ky nuk mori aq shumë në intervistë.

Në mbledhjen e zakonshme të prindërve, e cila u mbajte të premten e kaluar për klasën IX -V, njëri nga prindërit e ka alarmuar rastin tek kujdestari i klasës.

“Kërkojmë që të merren masa ndaj arsimtarit që tymosi më nxënës në klasë”, kishte thënë ky prind në mbledhjen e prindërve, derisa prindërit tjerë nuk ishin në dijeni për rastin, e as arsimtarja e klasës. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, njëri nga prindërit që ishte prezentë në mbledhje.

“Unë isha prezent atë ditë dhe prindi (një nënë) që e denoncoi rastin, kërkoi nga të tjerët që mos me tregu se kush ka fol, në mënyre qe nxënësit mos mi bo problem vajzës së saj. Më pas kam biseduar edhe më djalin tonë që e kemi në atë shkollë, një herë nuk tregoi, por më pas tha se arsimtari e ka ‘ngre’ veç një tym”, tha ky dëshmitar.

Skënder Llalloshi, drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjergj Fishta” thotë se kjo gjë nuk ka ndodhur në shkollën e tyre, pasi siç thotë ai ka biseduar me arsimtarin dhe ai nuk e ka pranuar.

“Kjo nuk ka ndodhur. E kamë intervistuar arsimtarin, ai ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Kjo është diskutuar edhe në mbledhje të prindërve. Kujdestarja ma ka sjellë procesverbalin,pra kamë biseduar me arsimtarin dhe kemi parë që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Jam duke e hulumtuar ende. Kam biseduar edhe më dy tre nxënës, këtë nuk e kanë pranuar. Edhe fëmijëve nuk u besohet shumë se po ka lloj lloj fjale kështu që nuk guxojmë të lëshohemi ën situata të tilla pa pasur argumente të sakët”, tha Llalloshi për lajmi.net.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit