Skandaloze: Abuzoi seksualisht me mbi 60 fëmijë, dënohet me vetëm 18 vite burg

0
33

Një pedofil holandez, të cilit media i referohet si Robert M., është dënuar me 18 vite burg nën akuzën e abuzimit seksual me mbi 60 fëmijë, disa prej të cilëve vetëm disa muajsh.

Robert M. u arrestua pas një hetimi amerikan mbi një rrjet ndërkombëtar pedofilësh. Në shtypin holandez i pandehuri holandez i lindur në Letoni është mbiquajtur “Përbindëshi i Riga-s”.

“BBC” thotë se ky është rasti më i rëndë i këtij lloji me të cilin Holanda është përballur në historinë e saj. Përveç dënimit me burg, gjykatësit thanë se Robert M mund të përballet me trajtim të pacaktuar në një institucion psikiatrik.

Personi i identifikuar si Robert M. në përputhje me ligjet holandeze të privatësisë, ka abuzuar me dhjetëra fëmijë ekstremisht të vegjël në dy çerdhe fëmijës në Amsterdam dhe në shtëpitë ku ishte kujdestar. Ai më pas i publikoi videot dhe pamjet e tyre në uebsajte në internet.

Robert M. është akuzuar për abuzim me 67 fëmijë, por disa prej tyre i mohon. Kjo çështje ka tronditur thellë Hollandën që prej arrestimit të Robert M. në vitin 2010.

“BBC” raporton se bashkëshorti i tij (Robert M-së), Richard O. po ashtu është dënuar me 6 vite burg nën akuzën e ndihmës së dhënë në mbulimin e krimeve. /Start/kohaislame