10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Skandali: Ushtria rrëmben mijëra vajza dhe i shfrytëzon për marrëdhënie seksuale

Më të lexuarat

 Mijëra vajza të reja janë rrëmbyer ose rekrutuar nga rreth 12 grupe të armatosura në lindje të Kongos , ku shpesh janë shfrytëzuar seksualisht, tha sot grupi i të drejtave të fëmijëve “Child Soldiers International”.
”Në lindje të Kongos ka dhjetëra mijëra vajza dhe ushtarë të mitur të shoqëruar nga grupe të armatosura”, tha Sandra Olsson nga grupi i të drejtave të fëmijëve “Child Soldiers International”.
“Vajzat e moshës nga nëntë deri në 16 vjeç kryejnë një sërë detyrash për milicët, duke përfshirë gatimin, mbledhjen e druve për zjarr, mbajtjen e materialeve të plaçkitura, duke vepruar si skllave seksuale dhe madje duke marrë pjesë në luftë si luftëtare ose spiune”, tha Olsson për DPA.
“Child Soldiers International” dhe partnerët e saj kongolez intervistuan 150 vajza.
Rreth dy të tretat e vajzave ishin rrëmbyer, sipas Olsson. Të tjerat ishin bashkuar me milicitë për t’u shpëtuar sulmeve, varfërisë ose urisë.
Shumica e vajzave ishin abuzuar seksualisht .
“Ato që përpiqen të arratisen mund të vriten ose të rrihen”, tha Olsson.
“OKB-ja vlerëson se vajzat përbëjnë rreth 30 deri 40 për qind të fëmijëve të lidhur me grupet e armatosura”, sipas “Child Soldiers International”.
Vajzat që arritën të ktheheshin në shtëpi shpesh janë përballur me refuzimin nga familja ose miqtë, sepse kishin pasur marrëdhënie seksuale jashtë martesës.
Ata që u kthyen u bashkuan me grupet e armatosura, ndërsa të tjerët nuk rrezikuan të ktheheshin fare

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit