Skandali seksual i zyrtarit të lartë kinez

0
44

Në Kinë ka shpërthyer një superskandal seksual që ka përfshirë një zyrtar të lartë të Partisë Komuniste dhe ndihmësin e tij.

Fotot që qarkullojnë në Weibo, versioni kinez i rrjetit social Twitter, tregojnë Wang Minsheng, Sekretar i Partisë në rajonin Luijang dhe ndihmësin e tij, tërësisht lakuriq nën shoqërinë e një tjetër mashkulli dhe dy femrave.

Menjëherë pas publikimit të fotove ka reaguar Partia Komuniste e cila fillimisht i ka cilësuar si të turpshme dhe se dyshonte se fotot ishin montazh. Por më vonë, në një komunikatë tjetër nëpërmjet mediave shtetërore, partia publikoi vendimin për shkarkimin e Minshengut dhe vendosjen e tij në akuzë për organizim orgjish.

Vetë Minsheng deklaroi se fotot janë të montuara nga njerëz, që sipas tij janë të lidhur me korrupsionin dhe që ai i ka luftuar.

Megjithatë, fotot po bëjnë xhiron në internet dhe në Kinë qarkullon edhe hipoteza që foto të jenë publikuar për të zhvendosur vëmendjen nga procesi gjyqësor ndaj gruas së Bo Xilait, një ndër ish-personat më të fuqishëm në Partinë Komuniste kineze. Bashkëshortja e Xilait akuzohet për vrasjen e një shtetasi britanik dhe foto e skandalit seksual u publikuan pikërisht në ditën e ngritjes së akuzës kundër saj.

Por pavarësisht të vërtetës dhe motiveve të publikimit të këtyre fotove Minsheng rrezikon deri në 5 vite burg, ashtu sic parashikojnë ligjet kineze për kryerjen e marrëdhënieve seksuale në grup./tch/kohaislame