13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Skandali: Lejuan mishin e kalbur në treg, pranga dhjetëra zyrtarëve

Më të lexuarat

Dy kompanitë më të mëdha të paketimit të mishit në Brazil do hetohen nga policia si dhe dhjetëra urdhra arresti janë lëshuar për zyrtarët e vendit. Drejtuesit e kompanive kanë korruptuar inspektorët në mënyrë që ata të lejonin mbajtjen në treg të mishit të skaduar dhe jashtë çdo standardi për tregtim.

Ministri i Bujqësisë Blairo Maggi, tha se do të takohet ditën e hënë me përfaqësues të industrisë së mishit në Europë, pasi hetuesit thanë se një pjesë e mishit është eksportuar atje, por edhe në shtete të tjera.

Autoritetet thanë se ky është një skandal i madh për vendin lidhur me imazhin ndërkombëtar të sektorit të agrobiznesit dhe do të jetë një goditje e rëndë për ekonominë. Brazili prej disa vitesh nuk po rimëkëmbet që prej recensionit që përfshiu vendin.

Hetuesi Mauricio Moscardi Grillo, gjatë një konference për shtyp tha se, të dyja kompanitë e paketimit të mishit kanë përdorur kimikate për të përmirësuar pamjen dhe erën e mish të skaduar.

Gjithashtu abuzimi ka qenë edhe në formën tjetër, ku mishi i shëndetshëm është përzier me atë të skaduarin për tu shitur për konsumatorët./tvklan/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit