13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Skandali i pedofilisë, arrestohet ish-ylli i popit, Gary Glitter

Më të lexuarat

Ish-ylli britanik i pop muzikës Gary Glitter është arrestuar sot lidhur me hetimet që janë duke u kryer, në bazë të një akuze se është i përfshirë në skandalin për keqtrajtim seksual ndaj të miturave, ku bënte pjesë edhe moderatori i ndjerë i rrjetit BBC, Jimmy Savile
Policia ka bërë të ditur se një person i moshës mbi 60 vjeçare është arrestuar në mëngjesin e sotëm, nën dyshimin se ka kryer veprime seksuale kundërligjore në kuadër të hetimit që po kryhet ndaj Savile dhe të tjerëve.

Në kumtesë nuk përmendet emri i të arrestuarit, kurse zëdhënësi i BBC-së ka refuzuar të komentojë arrestimin.

Ky arrestim do të thellojë skandalin i cili tashmë i ka shkaktuar dëm imazhit të shtetit, shtëpisë mediale dhe trashëgimtarëve të Savile, ish DJ-ejt që ishte njëri nga yjet më të mëdha të BBC-së, transmeton Reuters.

BBC dhe Sky Nees e kanë identifikuar burrin e arrestuar në shtëpinë e tij në Londër, duke thënë se bëhet fjalë për 68 vjeçarin Gary Glitter , i cili gjatë viteve ‘70-ta ishte i popullarizuar si një rock këngëtar.

Glitter, emri i vërtetë i të cilit është ime Paul Gad, ka qenë i burgosur në Vietnam për shkak të pedofilisë.

Akuzat ndaj Savile se për decenie të tëra kishte keqtrajtuar seksualisht vajzat e mitura, për herë të oarë janë bërë në një emision në të kanalit televiziv britanik ITV, kurse policia thotë se nga atëherë janë paraqitur rreth 300 viktima të keqtrajtimit seksual. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit