7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Skandali i FIFA-s, hetohet edhe Platini

Më të lexuarat

Drejtësia zvicerane nuk e kursen Mishel Platininë. Presidenti i UEFA-s është vënë nga Prokuroria e shtetit helvet në statusin mes dëshmitarit dhe të akuzuarit në lidhje me pagesën e marrë nga Presidenti i FIFA-s, Sep Blatter.

“Nuk bëmë audit ndaj Mishel Platini si dëshmitar. Ne e hetuam atë si një person të statusit mes dëshmitarit e të akuzuarit. Nuk mund të them asgjë më shumë pasi do të dëmtoja hetimet. Do të bëj gjithçka që të zbardh të vërtetën dhe nëse do të kem prova nuk e përjashtoj mundësinë që të ushtroj kontroll edhe në selinë e UEFA”, deklaroi prokurori i çështjes Mikael Laub.

Ndërkaq, përsa i përket ngritjes së akuzave ndaj Blatter, Laub theksoi se institucioni që ai drejton ende nuk e ka marrë një vendim.

“Ne po bëjmë hetime ndaj Blatter si dhe kryem kontrolle ndaj Platini. Vetëm kaq mund të them. E kuptoj interesin e madh publik, por për arsye taktike nuk mund të tregoj asgjë në këtë moment, por ajo që mund të deklaroj është se shumë shpejt do të jap informacione të reja me synimin që të gjithë të kuptojnë atë çfarë po ndodh”, shtoi Laub.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit