Skandali i abuzimeve seksuale në ushtrinë Amerikane

0
37

Dy femra të cilat marrin trajnime në akademitë ushtarake të Amerikës duke përpiluar një deponim kundër funksionarëve të ushtrisë, kanë bërë të qartë përmasat e abuzimeve seksuale në strukturën ushtarake të këtij vendi. Këto dy femra kanë kërkuar dënimin e eprorëve të tyre për shkak se gjatë trajnimit në akademinë ushtarake me ta është abuzuar seksualisht. Deponimi i tyre kundër eprorëve në akademitë ushtarake është se këta të fundit nuk kanë mundur të marrin masat e duhura për të ndalur abuzimet seksuale në akademitë ushtarake. Deponimi i tyre është paraqitur në gjykatën federale të Manhatanit dhe çështja ka të bëjë me akademinë ushtarake të forcave detare Anapolis të shtetit Meriland. Akuzat e këtyre dy ushtarakeve janë ngritur kundër Robert Gates ish shefi i Pentagonit dhe kundër 4 ushtarakëve të lartë të cilët akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhura për të parandaluar përdhunimet dhe abuzimet seksuale në akademitë ushtarake të Amerikës. Akt-akuzat ndaj eprorëve ushtarakë së fundmi janë ngritur nga Lia Market 20 vjece dhe nga An Kenzior 22 vjece. Duke reaguar ndaj këtyre akt-akuzave ish sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates tha se akuzat e fundit per abuzime seksuale nga ish ushtare amerikane dhe te tjere qe jane ende ne sherbim perbejne shqetesim te madh dhe se ushtria duhet të ketë tolerance zero per abuzime seksuale. Komentet e tij u bene nje dite pasi nje grup me anetare te tanishem dhe te meparshem te ushtrise dorezuan nje akt-padi ne Manhatan ku pretendojne se jane ngacmuar seksualisht dhe perdhunuar nga anetare te sherbimit ushtarak nderkohe qe kane qene ne detyre. 15 gra dhe 2 veterane pjestarë te ushtrise amerikane shumica gra thone ne akt-padi se jane perdhunuar ose abuzuar nga koleget e tyre. Ata pretendojne se kur incidentet u raportuan tek komandantet e tyre ushtarake ata nuk arriten te vepronin dhe i urdheruan te vazhdonin te sherbenin me ata te cilet i abuzonin. Disa nga viktimat dolen ne nje konference shtypi ne Uashington. Akzuat e tyre ngrihen për abuzima seksuale të kolegëve të tyre përgjatë vitit 2010-2011 në Amerikë. Ndërkohë mësohet se 80 perqind viktimave te sulmeve seksuale nuk e raportojne krimin. Bazuar ne kete shifer Rrjeti per Veprim i Grave ne Sherbim llogarit se me shume se 16 mije anetare te ushtrise jane ngacmuar seksualisht ne vitin 2010. Çështja e akt-padisë përmend emrat e Sekretarit të Mbrojtjes Robert Gates dhe të paraardhësit të tij Donald Rumsfeld si të pandehur, duke theksuar se ata nuk bënë asgjë për të zgjidhur këto ankesa dhe shqetësime. Shërbime të ushtrisë amerikane tashmë janë përqëndruar më shumë në inkurajimin e grave dhe burrave për të raportuar sulmet seksuale sesa në ndjekjen penale të dhunuesve.