6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Skandal spiunazhi mes Kroacisë dhe Sllovenisë

Më të lexuarat

Lidhur me pretendimet për veprimtarinë e Agjencisë kroate të Sigurisë dhe Inteligjencës (SOA) në Slloveni, ambasadori kroat është thirrur për bisedime në Ministrinë e Jashtme të Sllovenisë ndërsa amabsadorja sllovene në Kroaci është tërhequr për konsultime në Lubjanë.

Kryeministri slloven Marjan Sharec ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Sllovenisë, pasiqë dje në opinion u shfaqën pretendimet e televizionit slloven POP-TV, sipas të cilës përfaqësuesi i qeverisë kroate Ivan Tolj, njeriut të parë të Grupit mediatik “Styria” në Kroaci, është përpjekur të ndërpresë transmetimin e reportazhit rreth përgjimit të zyrtarëve sllovenë nga SOA.

Sharec shprehu shqetësime, lidhur me ate se, shërbimi inteligjent kroat- SOA ka përgjuar ish arbitrin slloven të rastit të arbitrazhit për kufirin, për çka Kroacia u largua nga procesi i arbitrazhit të demarkacionit me Slloveninë.

Kabineti i kryeministrit slloven Marjan Sharec ka shprehur shqetësime, për siç thanë, përpjekjet e përfaqësuesve kroatë për të ndikuar në raportimin e televizionit slloven POP-TV për aktivitetet e agjencisë kroate të inteligjencës, duke potencuar se presioni ndaj mediave është i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet themelore të demokracisë.

Kjo është akuza e dytë drejtuar SOA-s nga një shtet fqinj, pasiqë ministri i Sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës (BeH) Dragan Mektiç paralajmëroi SOA-n për armatosje të radikalëve në BeH./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit