12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Skandal: Refuzohet kërkesa për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit

Më të lexuarat

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka refuzuar kërkesën, përkatësisht projektin e paraqitur nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Në arsyetimin e këtij vendimi është theksuar se kërkesa e parashtruar për rikonstruimin e xhamisë, për aq sa është punuar dhe prezantuar para IKMM-së, nuk i përmbush kërkesat e legjislacionit vendor e as parimet themelore të kartave dhe të konventave ndërkombëtare, dhe për këtë edhe është refuzuar, meqë në të kundërtën dhënia e pëlqimit do të nënkuptonte shkelje të Ligjit për trashëgiminë Kulturore.

Me këtë vendim të datës 19 korrik, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore e Prizrenit obligohet që këtë akt ta procedojë te Komuna e Prizrenit dhe të Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren.

Orhan Bislimaj, sekretar i KBI-së në Prizren, në një intervistë për Anadolu Agency (AA) ka folur rreth historisë së xhamisë së rrënuar të Kalasë. Ai bëri të ditur se Xhamia e Kalasë është një prej xhamive të para në qytetin e Prizrenit dhe në Kosovë, e ndërtuar rreth viteve 1450, kur Perandoria Osmane është vendosur në qytetin e Prizrenit. “Me vendosjen e tyre në pjesën e Kalasë së Prizrenit aty kanë ndërtuar edhe xhaminë për nevojat e banorëve që kanë jetuar aty”, tha ai.

Duke bërë të ditur se kjo xhami ka pësuar shkatërrime dhe rrënime në periudha të ndryshme, Bislimaj u shpreh se “Për herë të parë rreth viteve 1681-89 ishte shkatërruar nga sundimi i atëhershëm austro-hungarez. Mirëpo ajo më vonë, në vitin 1826 ishte ndërtuar për herë të dytë nga një mytesarif i Prizrenit, Mahmud pashë Rrotulla. Kjo xhami pastaj ka vazhduar të jetë në funksion deri në vitin 1912, deri atëherë kur Kosova mbetet e ndarë prej Shqipërisë dhe bie nën okupim të pushtetit serb. Aty fillon një trajtim mizor ndaj objekteve fetare Islame, ku të njëjtin fat e ka jetuar edhe Xhamia e Kalasë, e cila pas viti 1920 si dhe objektet e tjera në Kalanë e Prizrenit, kanë përjetuar një kulturocid nga pushteti serbo-malazez i asaj kohe”.

Tani të shohim nëse do të reagojë shoqëria civile njejtë si për rastin e xhamisë Qendrore në Prishtinë, ngase kjo këtu nuk ka dyqane por është një xhami e pastër që duhet të rindërtohet në themelet e saj./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit