7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Skandal: Në librin e klasës së tretë myslimanët e Kosovës konsiderohen pakicë etnike

Më të lexuarat

Nuk kanë të ndalur skandalet në librat shkollor në Republikën e Kosovës, ku përmbajtja e librave është nga më skandalozet në disa raste. E një gjë e tillë së fundi është nga kapur nga disa prindër, tek libri “Njeriu dhe natyra” e klasës së tretë. Aty në libër myslimanët llogariten pakicë etnike, së bashku me turqit, egjiptasit, ashkalinjtë.

Kjo sigurisht është një e dhënë e gabuar, se shqiptarët në shumicë janë myslimanë sikurse ka treguar regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë ku muslimanët janë 96% apo shumicë. Sigurisht ky “lëshim teknik” dhe shumë të tjera si duket nuk janë gabime, por janë të mirëokestruara të cilat filtrat e MASHT-it i kalojnë shumë lehtë.

Qeveria e re Kurti shpresojë të i kontrollojë këto tekste shkollore dhe të marrë masa për ndalimin dhe heqjen e këtyre gjërave që më shumë ngjajnë si “gabime” të qëllimta se sa si gabime teknike, që kanë ndodhur pa dashje./KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit