S’ka më tablet nga LG?!

0
43

LG ka thënë se kompania ka vendosur që të ndërpres zhvillimin e tabletëve të ri, pasi që kompania do të fokusohet në pajisje më të vogla, si telefonat e mençur mobil.

LG ka lansuar disa tablet në Android, si LG Optimus Pad, mirëpo dyshohet se ky tablet ka qenë më pak i famshëm sesa që prodhuesi ka pritur, prandaj edhe kompania ka arritur në këtë vendim.

“Ne kemi vendosur që ta shtyejmë prodhimin e tabletëve tanë, në mënyrë që të mund të fokusohemi në telefonat e mençur mobil” ka thënë Ken Hong, zëdhënësi i kompanisë LG.

Megjithatë, ky vendim i LG-së do të mund të sjell modele të reja të telefonave, dhe mbetet të shihet se sa do të mund të depërtojnë në treg modelet e reja të LG. / Telegrafi / kohaislame /