12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Sjellja seksuale te moshat e njoma

Më të lexuarat

DR. EJMEN GARIB KUTUB

 

Sjellja seksuale e njeriut konsiderohet një dukuri e përhershme gjatë gjithë jetës, e cila mund të marrë trajta të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës së tij. Sjellja seksuale mund të shfaqet në forma të ndryshme në etapat e hershme të jetës së fëmijës, ku bëjnë pjesë format e shëndosha dhe ato të devijuara. Nuk është e lehtë që ta përshkruajmë një fëmijë me një sjellje të devijuar vetëm për faktin se ka vepruar në një mënyrë jo familjare, ose për faktin se ka thënë fjalë, apo ka bërë veprime, që nuk pranohen nga tradita, apo sepse janë të papranueshme nga ambienti përreth. Norma që e përcakton këtë është që kjo sjellje të jetë e natyralizuar në personalitetin e fëmijës, të jetë mbizotëruese dhe të tërheqë vëmendjen vazhdimisht, të përsëritet prej tij dhe ta veprojë atë në mënyrë të vazhdueshme. Një nga shpjegimet që i jepet sjelljes seksuale të fëmijës është se energjia e tij seksuale është e shpërndarë në të gjithë trupin dhe gjymtyrët e tij. Për këtë arsye fëmija ndjen kënaqësinë e tij seksuale në organet e tij seksuale, ashtu siç e ndjen edhe në vende të tjera. Më tej kjo energji dallohet dhe përqendrohet në zonat seksuale në etapën e shumimit apo në etapën e pubertetit, por ajo mbetet ende e pashkëputur në mënyrë të prerë mes zonës seksuale dhe zonave të tjera, derisa të përcaktohet në mënyrë përfundimtare identiteti seksual i fëmijës.

 

 

Prej këtu merr rëndësi dallimi dhe përcaktimi i tij seksual në këtë periudhë. Kur fëmija mbërrin në periudhën e pubertetit dhe adoleshencës ai i mbyt prirjet dhe orientimet e tjera të njëjta dhe ngrihet nëpërmjet tyre në nivelin e krijimit të shoqërive me të njëjtin seks, të cilat nëse nuk realizohen në formën dhe mënyrën e duhur, mund të shfaqen në një trajtë të deformuar me seksin e njëjtë, ose në formën e frikës për të krijuar marrëdhënie me një person nga i njëjti seks. Nëse fëmija vazhdon në sjelljen e tij homoseksuale (të seksit të njëjtë) dhe nuk përballet me asnjë rezistencë apo kundërshtim, dhe ndonjëherë gjen ndonjë tolerim dhe inkurajim, atëherë në këtë kohë shfaqet devijimi dhe homoseksualizmi në fëmijën adoleshent, sjellje e cila duket fare qartë dhe hapur në sjelljen e tij seksuale. Një nga sjelljet seksuale tek fëmijët është edhe e ashtuquajtura “zakoni i fshehtë”, ose masturbimi, ku pjekuria e tyre seksuale është e varur me përhapjen dhe avancimin e këtij veprimi tek ata. Në këtë rast fëmijët praktikojnë një teprim që mund ta quajmë “zakoni i fshehtë” dhe ndjejnë kënaqësi gjatë kontakteve dhe lojërave me organetseksuale. Kjo mund të vazhdojë deri aty sa ata të krijojnë varësi, t’ia bëjnë të ditur këtë shokëve, duke u lidhur me ta dhe duke shprehur prirjet e tyre seksuale. Nëse kjo çështje nuk ecën në mënyrë natyrale apo përballet me disa veprime, marrëdhënie dhe provokime seksuale, atëherë kjo sjellje mund të dalë jashtë kanalit të saj natyral dhe të kthehet në një devijim. Është vënë re se disa tejkalime seksuale tek fëmijët dhe njohja me organet e tyre seksuale fillojnë me lojën me to, me shikimin e tyre dhe me njohjen e dallimeve të organeve të tij me organet e djemve të tjerë të vegjël apo të rritur qofshin, nëse i jepet ky rast. Kjo ndodh me të dyja sekset, vetëm se shoqëria është më tolerante me djemtë, sesa me vajzat në lidhje me trajtimin e këtyre sjelljeve. Familjarët ndodhë të tolerojnë disa rrëshqitje dhe sjellje, të cilat karakterizohen nga dëshira që kanë djemtë për të zbuluar disa sjellje seksuale, por sipas mendimit të tyre këto rrëshqitje nuk mund të tolerohen nëse burojnë nga vajzat. Gjatë periudhës së zhvillimit të tij seksual fëmija ndikohet pozitivisht ose negativisht nga prindërit në sjelljen e tij.

 

Kësaj marrëdhënie i është dhënë termi “Kompleksi i Edipit” nga ku lindin konflikte me prindërit rreth monopolizimit të secilit prej tyre të marrëdhënies emocionale me fëmijën. Për sa i përket marrëdhënieve dhe monopolizimit, meshkujt anojnë nga nëna, ndërsa vajzat nga babai, duke e konsideruar prindin tjetërsi një konkurrent. Nëse kjo çështje trajtohet në mënyrë natyrale, me dashuri të ndërsjellë, me sjellje edukuese dhe orientim të shëndoshë, sjellja e fëmijës përparon drejt normales dhe pjekjes natyrale për sa i përket anës emocionale dhe seksuale. Në të kundërt kjo sjellje mund të vazhdojë ta shoqërojë atë deri pas periudhës së pjekurisë dhe tek ai mund të rrënjosen shumë botëkuptime dhe sjellje të gabuara seksuale, të cilat ndikojnë në sjelljen dhe marrëdhëniet e tij seksuale deri në martesë. Ndër to bën pjesë edhe dëshira për t’u martuar me dikë që i ngjan nënës, shumë probleme seksuale dhe në sjellje, në të tashmen dhe në të ardhmen, të cilat lindin mes të dy bashkëshortëve si rrjedhojë e kësaj dëshire. Sjellja e fëmijës mund të ndikohetsi pasojë e të fjeturit bashkë me të mëdhenjtë, qofshin këta prindërit e tij ose familjarët që e rrethojnë, duke patur mundësi që të shohë disa sjellje seksuale në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose të tërthortë, ose i nxitur nga dëshira për të zbuluar, gjë e cila mund ta ekspozojë atë ndaj disa problemeve dhe tentativave për të shpjeguar dhe kuptuar këto veprime. Në disa raste fëmija mund të flejë bashkë me nënën e tij dhe ajo mund të sillet me të në një mënyrë të tepruar sentimentale, siç është puthja dhe shtrëngimi i tij gjatë gjumit, gjë e cila mund të provokojë tek fëmija potenciale seksuale të hershme, ta nxisë atë që të jetë aktiv seksualisht dhe të shfaqë sjellje seksuale të tepruara. Këtu mund të dalë në pah sjellja shtypëse ose mbytëse e familjes ndaj sjelljes seksuale të fëmijës nëpërmjet teprimit në shtypjen e sjelljes dhe prirjeve të tija seksuale, gjë e cila mund të provokojë revoltën e tij të brendshme ose të jashtme, si një kundërpërgjigje ndaj kësaj sjelljeje me ashpërsi të tepruar. Nga ana edukative duhet që trajtimi i sjelljeve seksuale në këtë periudhë të jetës së fëmijëstë karakterizohet nga mesatarja, ku të mos ketë një privim të ashpër dhe as tolerim të plotë, sepse lejimi i plotë, neglizhenca dhe toleranca e skajshme mund të nxisin më tepër vazhdimësinë, mendimin e vazhdueshëm, forcimin dhe rrënjosjen e këtyre sjelljeve. Ndalimi i ashpër, hermetizmi dhe moskuptimi mund të çojnë në probleme dhe lëkundje emocionale, që mund të ndikojnë negativisht në sjelljen e mëvonshme shpirtërore dhe seksuale të fëmijës, si dhe në pjekurinë e tij. Qëndrimi vendimtar është trajtimi i këtyre sjelljeve sipas nevojave të situatës, dhe me një sjellje që i përshtatet kësajsituate, dhe që e ndihmon fëmijën nga ana edukative e shpirtërore, që të ndjekë sjelljen e shëndoshë, korrektësinë edukative, dhe që të kuptojnë në mënyrë të saktë nevojat dhe jetën e tij. Zakonisht dëshira për të zbuluar dhe kënaqësia seksuale tek fëmijëtfillojnë në vitin e parë ose të dytë të jetës së tij, ndërsa masturbimi që ndodh prej tyre nuk është i njëjtë si ai i të mëdhenjve, sepse fëmija nuk masturbon realisht, sepse ai ende është nën moshën e pubertetit, por ai vetëm praktikon sjelljen e masturbimit me qëllimin për të arritur një kënaqësi seksuale. Që të dyja gjinive u ndodh që të kenë një karikim seksual dhe tek disa fëmijë mund të shfaqet dëshira e zhveshjes seksuale para të tjerëve, si një nga llojet e kësaj sjelljeje dhe mburrja me të.

 

 

Tek disa fëmijë çështja mund të avancojë deri tek dëshira për të prekur të tjerët nga organet e tyre seksuale apo për të patur kontakt me ta në një formë apo në një formë tjetër. Nga ana edukative është me rëndësi që trajtimi i këtyre problemeve të bëhet në një mënyrë të atillë, që të mos e bëjë fëmijën të ndihet në faj dhe të vuajë nga kjo, por duhet që fëmija të ndihmohet që të ndjejë një ngopje emocionale dhe kjo situatë të kalohet në mënyrë natyrale derisa kjo sjellje të shpërbëhet në mënyrë natyrale. Është i çuditshëm fakti se si rezultat i privimit emocional disa fëmijë e praktikojnë masturbimin deri në dhjetë herë në ditë. Ekziston edhe një lloj masturbimi i detyrueshëm tek disa fëmijë, që shfaqet në formën e pafuqisë së tyre për t’u ndalur para kësaj sjelljeje. Kjo mund të shoqërohet edhe me imagjinata seksuale. Përcaktimi i identitetit seksual tek fëmija mund të turbullohet në lidhje me rolin e tij seksual,sepse fëmija mashkull mund të lidhet me nënën e tij dhe mund të veprojë si ajo dhe anon drejt kontaktit femëror. Kjo mund të jetë e pranueshme në fillim, por vazhdimësia e tij në etapat e mëvonshme përbën një problem. Kjo mund të shoqërohet edhe nga shfrytëzimi, që mund t’i bëjnë kësaj sjelljeje disa persona dhe rezultati mund të jetë shfrytëzimi i tij seksualisht dhe të veprohen mbi të disa veprime të devijuara seksuale. Kjo e forcon edhe më tepërtek fëmija këtë rol. Babai mund të mos jetë i pranishëm apo roli i tij mund të jetë i dobët, gjë e cila mund ta bëjë fëmijën që të lidhet më tepër me nënën e tij dhe duke e bërë rolin e saj femëror që të përcillet në mënyrë sociale dhe shpirtërore, duke shtypur kështu rolin e vërtetë të fëmijës dhe duke e bërë që të edukohen tek ai prirjet drejt grave, të cilat mund të përzihen me sjelljet sadiste, pra marrëdhëniet seksuale të shoqëruara me ndëshkimin e vetes dhe të të tjerëve. Gjithashtu tek disa fëmijë mund të lindin prirje homoseksuale, të cilat manifestohen me shfaqjen e prirjeve për të qenë i nënshtruar dhe i dobët.

 

Gjithashtu disa prej tyre mund të ndjejnë një përzierje emocionesh mes atyre mashkullore dhe atyre femërore, duke i bërë që t’i luajnë të dyja rolet bashkë. Kjo vihet re tek disa perversë në etapat e tyre pas fëmijërisë. Ky tip i devijimeve seksuale njihet me emrin “fetishizëm”, që do të thotë se disa djem kanë dëshirë që të zotërojnë dhe të veshin veshje femërore, dëshirë e cila i rritet deri në moshë madhore. Nëse kjo sjellje vazhdon pa u trajtuar apo pa një zgjidhje, puna mund të përfundojë në homoseksualizëm apo biseksualizëm. Për sa i përket femrave ka mundësi që vajza të ketë frikë nga nëna e saj dhe si pasojë të ketë prirje armiqësore karshi saj, apo bashkëshortes së babait të saj. Gjithashtu babai isaj mund ta tërheqë emocionalisht dhe tek ajo mund të lindin ndjenja të paqëndrueshme që pasqyrohen në urrejtjen dhe largimin e saj nga meshkujt. Si rrjedhojë vajza mund t’i drejtohet marrëdhënieve me të njëjtin seks dhe aty mund të gjejë ngopje emocionale, ndërsa marrëdhëniet e saj me burrat mund të shpërbëhen. Ka mundësi që fëmija të rritet në një ambient të devijuar në të cilin vihen re disa teprime që mund ta nxisin fëmijën të praktikojnë seksin me të mëdhenjtë deri në moshën e pubertetit dhe të adoleshencës. Si shkak i këtij presioni ata mund t’i drejtohen devijimit dhe sjelljes liberale. Kur vajza ka tejkalime në aktivitetin e saj seksual gjatë fëmijërisë dhe më pas në adoleshencë, që mund të nxitet nga ambienti apo nga të mëdhenjtë, qoftë nëpërmjet shfrytëzimit seksual, ambientit provokues, acarimit shpirtëror apo privimit emocional, aktiviteti seksual në një farë mënyrë është një përpjekje për të dalë nga kjo situatë. Kjo shpjegon edhe prirjen që kanë disa femra drejt kurvërisë. Trajtimi i këtyre fenomeneve tek fëmijët ka nevojë për të kuptuar dhe shpjeguar çdo situatë, ka nevojë që të ndihmohet fëmija që të largojë pasojat e tyre negative, ndjenjat e acaruara, ndjesinë e gabimit dhe të komplikacionit që i shoqërojnë këto dukuri.

 

 

Sjellja e fëmijës mund të jetë një lloj frymëmarrje apo të shprehuri të simptomave të një sëmundje shpirtërore dhe sociale, dhe të disa dukurive negative që e rrethojnë, të cilat e nxisin të praktikojë sjellje të tilla të devijuara, nëse mund të shprehemi kështu. Ajo që e ndihmon fëmijën është largimi i tij nga ky acarim dhe ambient negativ dhe dhënia e ndihmës për ta drejtuar drejt sjelljeve të sakta, të cilat e distancojnë atë nga aktivitetet negative dhe i forcojnë personalitetin nëpërmjet ambientit dhe përvojës mendore të fëmijës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit