18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Sjellja është vendimtare

Më të lexuarat

Njeriu krijon një mendim mbi dikë, që përpara se të këmbehen fjalët e para. Përshtypja e parë është vendimtare. Një paraqitje e vetësigurtë është ligj i artë për ata persona që duan të duken si njerëz të këndshëm.

Dhe sigurisht që një zoteri i vërtetë duhet të dijë te vishet mire apo te dije se si lidhet sic duhet një kravatë.

Në cdo qytet gjerman ofrohen kurse për mënyrën e sjelljes. Madje shumë prindër i dërgojnë fëmijët e tyre gjatë pushimeve verore në kurse të tilla.
Së pari observohet mënyra e dhënies së dorës. Dora nuk duhet shtrënguar shumë fort por as shumë butë. Në asnjë mënyrë nuk zgjatet dora e lagur me djersë. Dhe sigurisht që personi duhet parë në sy ndërkohë që i shtrëngohet dora.

Pas një pije mbetet gjithmonë një copë akulli. Disa njerëz e marrin dhe e lëpijnë atë. Dicka e tillë nuk duhet bërë sepse bën zhurmë dhe nuk duket bukur. Dhe nuk duhet pirë me një frymë, duke bërë zhurmë e deri në fund.

Patatja nuk duhet shtypur në asnjë mënyrë me pirun dhe telefonata gjatë drekës janë tabu.

Burimi: Valët gjermane

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit