12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Siriani me origjinë shqiptare i cili flet pesë gjuhë, mbijeton duke mbledhur letra

Më të lexuarat

Nadir Ibrahim i cili flet pesë gjuhë, iku nga Siria për t’u strehuar në Turqi. Ai mbijeton duke mbledhur letra.

Nadir Ibrahim, 44-vjeçari që i flet pesë gjuhë, i cili iku nga Siria për t’u strehuar në Turqi, vazhdon të mbijetojë duke mbledhur letra pasi mashtruesit i vodhën një sasi të madhe të parave, raporton Anadolu Agency (AA).

Ibrahim vjen nga një familje shqiptare e cila para shumë vitesh nga Arnavutkoy i Stambollit u vendosur në qytezën Firdevs të Halepit. Aty e kishte mbaruar shkollën fillore dhe të mesme. Pas studimeve ekonomike në Marok arriti ta mësojë gjuhën frënge dhe anglishten. Për shkak të afërsisë së Marokut me Spanjën dhe Italinë, Ibrahim e mësoi spanjollishten dhe italishten duke i vizituar këto vende, me çka ai rrjedhshëm i flet pesë gjuhë, e sa për ta treguar hallin mund të flasë edhe turqishten.

Ai tha se në Turqi ka ardhur në vitin 2012 dhe se i ka braktisur dy vendet e punës për shkak të konflikteve. Ibrahim tha se me vete kishte marrë sasi të madhe parash dhe së bashku me familjen për një vit qëndruan në hotele dhe se disa persona i kishin ofruar të nis biznesi të ri pasi që e kuptuan se posedon para.

Ibrahim më tutje rrëfen se së bashku me personat të cilët planifikonin të hapnin biznes kanë shkuar në Edrene dhe se këta persona ia kishin rrëmbyer paratë. Pasi ka ngelur pa para ai filloi të kërkojë punë afatgjate në Stamboll, Edrene, Çanakkala, Adana, Antalia dhe Karaman, dhe për arsye se nuk pati mundësi të gjejë punë, ishte detyruar që bashkëshorten dhe fëmijët t’i dërgojë te vjehrri i cili jeton në Liban.

Ai tregon se ka punuar edhe si shitblerës i sendeve të vjetra për ta siguruar jetesën, dhe se më pas, një tregtar, pasi kishte dëgjuar rrëfimin e tij, i ka dhënë veturë për t’u marrë me mbledhje letrash.

“Kam bashkëshorten dhe dy fëmijë, Jusufin, tetëvjeçar, dhe Merjem, pesëvjeçare. Ikëm nga lufta dhe e solla familjen këtu. Kur mi morën paratë, bashkëshortja ime shkoi pranë babait të saj në Liban. Me familjen këtu kemi ardhur në fund të vitit 2012, sepse kishte shumë bombardime. Kur erdha në fillim, mora një shtëpi që i ngjante një hoteli, e më pas më mashtruan dhe m’i morën të gjitha paratë. Kur erdha në Turqi, një miku im më njoftoi më një mik turk dhe me të krijuam partneritet. Kishte një hotel në Edrene, e atje shkuam për të filluar. Mua më la aty, m’i mori gjitha paratë dhe iku. Deri më tani nuk dimë asgjë nëse ka shkuar në Bullgari apo Greqi. Ngela i vetëm dhe pa para dhe ishte e nevojshme të punoj. Erdha këtu dhe tani ekzistencën e siguroj duke mbledhur letra”, u shpreh Ibrahim, duke i rrëfyer të kaluarat e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit