7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Siria në play-off për “Rusia 2018”, komentatori shpërthen në të qara pas golit kundër Iranit (video)

Më të lexuarat

Një nga ngjarjet më të interesante të orëve të fundit, është dhe shkuarja e Sirisë në play-off që mund ta çojë në Botërorin e futbollit “Rusia 2018”. Është një mpleksje ironike fati kjo që vendi i shkatërruar nga lufta, kërkon të triumfojë me top për të shkelur në tokën e atyre që duke lëshuar bomba pa hesap në Siri, e kanë shndërruar vendin në kasaphanë; dhe për më tepër kjo ndodhi në përballje me Iranin, një tjetër investues i shkatërrimit të Sirisë

Biletën për play-off sirianët e siguruan në minutën e 93-të të ndeshjes së tyre të fundit në Teheran. Iranianët, të cilët e kanë siguruar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në Rusi, po udhëhiqnin 2 me 1.

Por në sekondat e fundit të minutave shtesë të ndeshjes, sulmuesi sirian Omar Al Somah arriti të barazojë rezultatin, duke i siguruar kështu ekpit pjesëmarrjen në play-off, pas rezultatit të barabartë në ndeshjen mes Uzbekistanit dhe Koresë Jugore.

Kjo nxiti një gëzim të papërshkruar në mesin e futbollistëve sirianë, porese shënimin e golit e përjetoi në mënyrë shumë emocionale komentatori, po ashtu sirian, i cili shpërtheu në lot para mikrofonit, siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme:

https://www.youtube.com/watch?v=syy0v9ngXRU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit