13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

‘Siria’ në Asamblenë e Përgjithshme

Më të lexuarat

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbajë një mbledhje mbi Sirinë më 4 shtator. Lajmin e kanë bërë të ditur burime të brendshme diplomatike.

Sekretari i përgjithshëm, Ban Ki Moon dhe përfaqësuesi i ri i posaçëm i OKB-së dhe Ligës Arabe, Lakhdar Brahimi do të raportojnë mbi zhvillimet e situatës në terren.

Për diplomatin algjerian, që ka zëvendësuar ish-sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, bëhet fjalë për fjalimin e parë zyrtar që nga marrja e detyrës.

Ndërkohë, presidenti sirian Bashar al Assad ka akuzuar qeverinë turke për revoltën që prej 17 muajsh po përgjak vendin. “Turqia mban një përgjegjësi direkte për gjakun që po derdhet në Siri”, ka deklaruar Assad për televizionin lokal Al Dounia.

Assad, i cili ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga posti i kreut të shtetit./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit