15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

SIRIA, DHE FRIKA E IZRAELIT

Më të lexuarat

Le të fillojmë me çështjen SYRIA.

Çështja në pamje të parë ngjan shumë e koklavitur. Nëse mbron rezistencën popullore të akuzojnë se je në anën e forcave perëndimore dhe Izraelit. Të mendosh kundër këtyre forcave të akuzojnë menjëherë se je në anën e Iranit shiit dhe po mbron regjimin!
Por nëse në marrim për bazë peshoren universale të të drejtave humane menjëherë mund ta gjejmë kahun që duhet ta mbajmë.
Le të fillojmë analizën e secilit Taraf. Esed dhe qeveria siriane ushtrojnë diktature prej më shume se 30 vjetësh. Krimet e këtij regjimi janë të njohura për shume njerëz. Në krahun e tij qëndron Irani dhe interesat e tij në rajon nuk janë vetëm fetare por edhe strategjike dhe pas tyre aleatet e mëdhenj Kina dhe Rusia. Interesi me i vogël i tyre është t’i thyejnë hundën amerikaneve duke u treguar se nuk jeni polici i vetëm i botës.
Nga ana tjetër kemi një popull që donë të çlirohet nga diktatura. Lufta e tyre do kish mbaruar me kohë nëse mbështetja nga Irani dhe aleatet e tjerë për Regjimin do të pengohej.
Por a është e vërtetë se mbështetja amerikane është e pakushtëzuar?
A janë Aleatët (përfshire edhe Izraelin edhe Turqinë) në të njëjtat linja të interesit?
Mendoj se Amerikanet (NATO) në Pranverën arabe thjesht duan të gjejnë një ganxhe nga ku të varen dhe të ngjiten në trenin që u nis pa lejen e tyre. Sigurisht që nuk është në dobinë e amerikanëve dhe të gjithë kampit të tyre asgjë që po ndodh në botën arabe sot. Por ata thjesht duan të instalojnë linjat e reja të influencës në një botë që po u ikën nga kontrolli.
Vetëm para dhjetë vitesh amerikanët dhe e gjithë bota perëndimore i shikonin islamistët me mjekra si terroristë, si njerëz që duhet tu qëndroje shumë larg. Dhe po të të shikonin me ta do të të akuzonin si terrorist. Por i Madhëruar është Allahu sesi brenda vetëm një dekade i ndryshon rrethanat.
Tashmë amerikanët që u “lëpihen” islamistëve dhe dalin me ta në fotografi të shumta madje edhe i durojnë tekbiret e tyre “Allahu Ekber” pasi tani këta kanë marrë pushtetin dhe këtë e morën me forcën e zemërimit të tyre ndaj regjimeve. Sepse populli e mund një diktator zullumqar sado mbështetje të ketë nga pas.
Tani kampi perëndimor po mundohet të bëjë aleancë, të gjejë një hallkë që të mund ta mbajë në rajonin me të pasur të botës. Por nuk është vetëm çështje interesash materiale.
Që tu dilte situata nga duart kjo ka qenë kulmi i fatkeqësisë edhe për shtetin e Izraelit. Ata edhe pse mundohen të tregohen si mbrojtës të popujve liridashës të pranverës arabe. Në të vërtetë e dinë shumë mirë frikën se Pranvera arabe do të kulmoje mbi ta dhe mbi shtetin e tyre.
Islamikët në pushtet do të thotë një bote e pamundur për mbijetesën e shtetit të Izraelit.
Tashmë Izraeli është rrethuar nga të gjitha anët me agresorë që e kanë gjak në sy prezencën e tij në Rajon.
Turqia nga njëra anë, e njohur si një regjistruese e mirë dhe që i kthen borxhet tashmë ka një borxh për t’i kthyer Izraelit (MAVI MARMARA).
Egjipti, foleja e Vëllazërisë Muslimane dege e së cilës është edhe Hamas është në fazën e fundit të stabilizimit dhe është gati të shpërthejë, pret thjesht një shkak për të filluar armiqësinë e hershme me Izraelin. Po ashtu edhe Jordania e Libani në plotësimin e kushteve kane se çfarë te kërkojnë prej shtetit te Izraelit.
Siria gjithashtu (Lartesite Golan)
Nga ana tjetër edhe shtetet e Gjirit Persik do të përballen me presionin popullor kur ngjarjet në Palestine të fillojnë të ziejnë fort. Ato shtete edhe pse nën ndikimin amerikan, nuk do e kenë të lehtë të qëndrojnë gjatë pa u futur në konflikt të orientuara nga dëshira e masës popullore dhe jo nga politika shtetërore.

Nga ana e tyre Aleatet do e përdorin edhe një arme të fundit që kane në dorë.
Do të përdorin ndryshimet ideologjike ndërmjet grupeve të ndryshme islame të cilat mund të shkaktojnë mosmarrëveshje dhe dobësim të fuqisë islame. Por gjithsesi edhe kjo arme nuk do te ketë ndonjë ndikim shkatërrimtar, për faktin se edhe pse me dallime ideologjike, te gjitha këto lëvizje ideologjike islame qëndrimin e tyre ndaj Izraelit e kane te njëjte dhe te njëjta i kane edhe qëllimet finale. Krijimin e kalifatit Islam.

Nga ana e tij Irani nuk do te qëndroje duarkryq. edhe pse ne pamje te pare mendohet se ai do te jete hasmi me i madh i Izraelit, ne rrethanat e reja ndërmjet tyre do te ketë aleance dhe kjo për shume faktorë. Por nder to janë: Fakti qe te dy shtetet nuk gëzojnë aspak përkrahje ne boten Islame dhe trajtohen me te njëjtën urrejtje nga shumica dërrmuese muslimane. Dhe tjetër faktor është origjina historike e fiseve hebreje qe akoma jetojnë ne Iran dhe qe kane një ndikim te fuqishëm ne politiken e vendit (Përkundër qëndrimeve aktoreske qe shohim aktualisht ne media ndaj te dyja palëve.) jam i sigurt se Izraeli nuk donë ta shkatërrojë fuqine bërthamore te Iranit dhe as e kundërta, sepse ata e konsiderojnë veten aleate strategjike te se ardhmes se afërt.
Por Gjithsesi efekti i Iranit do te jete po aq i përballueshëm për shtetet arabe sa edhe do te jete i përballueshëm efekti izraelit ne rajon. Deme mund te ketë shume, por gjithsesi do te jene te përballueshme

Sigurisht këto janë premisat e një konflikti te madh dhe vendimtar ne rajonin historikisht te trazuar te lindjes se mesme.

Mendoj se është heshtje muajsh ose pak vitesh derisa te shohim ketë konflikt te madh te ndizet dhe atëherë peshoret do te ndryshojnë jashtëzakonisht shume. Do te përballemi atëherë me aleanca te çuditshme me ngjarje te çuditshme dhe me ndryshime jashtëzakonisht te shpejta. Por ne fund do te fitoje e drejta universale.

Shkruar nga: EDUART THARTORI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit