7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Siri: Transportohet ngarkesa e tretë e armatimit kimik

Më të lexuarat

Një dërgesë e tretë materialesh nga armët kimike, është nisur nga Siria për t’u shkatërruar si pjesë e një marrëveshjeje ndërkombëtare për asgjësimin e armëve kimike të vendit deri në mes të këtij viti.

Në një deklaratë e misionit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) thuhet se materialet u larguan nga vendi sot në një anije transporti norvegjeze, shoqëruar nga një flotë anijesh nga Kina, Danimarka, Norvegjia dhe Rusia.
Në deklaratë thuhet se dusa nga materialet kimike u shkatërruan brenda vendit.ONAK ka caktuar 30 qershorin si afat për nxjerrjen e të gjitha armëve kimike nga Siria. Deri sot, Siria ka dërguar më pak se pesë për qind të arsenalit të saj për t’u shkatërruar. /oranews/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit