10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Siri, regjimi i Asadit zhvendosi afër 130 mijë njerëz për 140 ditë

Më të lexuarat

Nga 14 marsi deri më 31 korrik, regjimi i Asadit shkaktoi që 128.926 persona të migrojnë drejt veriut përmes bllokadave dhe sulmeve intensive

 

ANKARA (AA) – Regjimi i Bashar al-Asadit dhe mbështetësit e tij brenda 140 ditëve kanë shkaktuar zhvendosjen e 128.926 persona nga rajonet të cilat i kanë marrë nën kotnroll përmes bllokadave dhe sulmeve intensive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata civile “Koordinatorët Intervenues të Sirisë” që ndihmon refugjatët sirian të strehuar në veri të vendit pas ikjes nga sulmet e regjimit, ka publikuar një raport në lidhje me migrimet në periudhë 140-ditore në Siri, nga 14 marsi deri më 31 korrik.

Në raport thuhet se brenda kësaj periudhe, 128.926 persona kanë migruar nga Guta Lindore, Kalamuni Lindor dhe kampi Jermuk në afërsi të Damaskut dhe pjesa rurale jugore e saj, si dhe nga qytetet Dera dhe Kunejtra në jug të Homsit dhe pjesa rurale veriore e saj, në drejtim të rajoneve të kontrolluara nga opozita në veri të Sirisë.

Mbi 83 mijë të zhvendosur nga Damasku

Sipas raportit, vetëm në periudhën 14 mars-24 prill nga Guta Lindore dhe Kalamuni Lindor janë evakuuar detyrimisht 73.964 persona.

Ndërkaq, më 3-10 maj, 9.250 persona janë dërguar në Idlib nga vendbanimet Jelde, Bebbile dhe Bejt Sahim në kampin Jermuk të kontrolluar nga opozitarët.

Në këtë mënyrë, gjithsej 83.214 persona janë detyruar të migrojnë nga rajonet e kontrolluara nga opozitarët në Damask.

Mbi 35 mijë persona të larguar nga Homsi brenda 12 ditëve

Po ashtu, në kuadër të evakuimeve të detyruara nga rajonet e rrethuara nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij në pjesën veriore rurale të Homsit, 35.648 persona u zhvendosën në rajonet e opozitarëve në Idlib dhe Halep në periudhën 7-18 maj.

Ndërkaq, muajin e kaluar, opozitarët dhe civilët në Dera dhe Kunejtra në jug të Sirisë të cilët nuk pranuan pajtimin me regjimin pas marrëveshjes mes regjimit dhe opozitarëve, u detyruan të migrojnë në drejtim të veriut të vendit përmes evakuimeve që zgjatën dy javë.

Gjatë këtyre evakuimeve në periudhën 15-31 korrik, nga jugu i Sirisë u evakuuan 10.064 persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit