6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Siri: Mungesë e ushqimit në Aleppo

Më të lexuarat

Raportohet se në Aleppo të Sirisë ka mungesë të furnizimeve me ushqim dhe ndërprerje të energjisë elektrike, që i ka lënë shtëpitë në terr gjatë natës, derisa trupat qeveritare dhe kryengritësit po e vazhdojnë luftën për kontroll ndaj këtij qyteti.
Rrjeti amerikan NBC ka raportuar se Armata e Lirë e Sirisë ka siguruar raketa tokë – ajër, për t’i përdorë kundër sulmeve të trupave të qeverisë me helikopterë.

Sipas raporteve, këto armatime për luftëtarët kryengritës janë furnizuar nëpërmes Turqisë fqinje dhe theksohet se ka indikacione se qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ishte përgjegjëse për këto furnizime.

Zyrtarët amerikanë, për javë të tëra, kanë thënë se Arabia Saudite dhe Katari, kanë bërë presion që kryengritësve tu dërgohen raketa kundër-ajrore, veçanërisht derisa qeveria i ka intensifikuar operacionet ajrore në Aleppo.

Deri tash, nga ky qytet janë larguar më se 200 mijë civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhvendosur brenda qytetit./Rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit