14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Siri, muajin e kaluar janë vrarë mbi 1200 civilë

Më të lexuarat

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) bën të ditur se muajin e kaluar në Siri janë vrarë 1241 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e SNHR publikuar rreth luftës së brendshme në vend, theksohet se në Siri muajin e kaluar janë vrarë 1241 civilë, 1006 prej këtyre nga sulmet e regjimit të Asadit dhe Rusisë.

Më tej në raport theksohet se në 92 për qind të masakrave të kryera në vend janë zhvilluar nga forcat e regjimit në Gutën Lindore, ndërsa nga fillimi i vitit e deri më tani janë vrarë 3404 civilë nga palët.

80 për qind të vrarëve kanë qenë viktimë e aleancës regjim-Rusi, thuhet në raport, ndërsa bëhet e ditur se në muajin mars në sulmet e forcave të regjimit kanë humbur jetën 914 civilë, prej të cilëve 203 fëmijë dhe 186 gra.

“Forcat për të cilat mendohen se janë të Rusisë, kanë vrarë 92 civilë, prej tyre 46 fëmijë dhe 14 gra”, theksohet në raport ku bëhet e ditur se 12 prej të vdekurve kanë humbur jetën si pasojë e torturave.

Në raport gjithashtu theksohet se 90 për qind të sulmeve shënjestrojnë civilët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit