8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Siri: Më tepër diplomatë largohen nga regjimi i Assadit

Më të lexuarat

Konfirmohet dezertimi i dy diplomatëve të tjerë të Sirisë, në periudhën e intensifikimit të përleshjeve ndërmjet forcave të qeverisë dhe kryengritësve në qytetin Alepo.

Përfaqësuesit e Sirisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Qipro, që janë çift bashkëshortor, raportohet se janë larguar në Katar.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha se kjo lëvizje tregon se zyrtarët e lartë po largohen nga qeveria për shkak se është e qartë se ditët e presidentit Bashar al-Assad janë “të numëruara”, njofton Rel.

Raportohet se edhe atasheu ushtarak në Ambasadën e Sirisë në Oman ka dezertuar. Njëherësh, forcat e regjimit me trupa dhe me tanke janë nisur në drejtim të qytetit Alepo, që ishte nën kontrollin e kryengritësve.

Ushtria ka përdorë artileri dhe me të shtëna nga helikopterët dhe ka informacione se po dërgohen përforcime

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit