8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Siri – Më shumë se 100 civilë janë rrëmbyer nga grupe të armatosura

Më të lexuarat

Më shumë se 100 civilë u rrëmbyen nga disa grupe të armatosura në rajonin Idleb, njoftoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

”Dje në mbrëmje, grupe të armatosura proregjimit kanë rrëmbyer rreth 70 burra dhe gra që ndodheshin në bordin e një minibusi që po shkonte drejt qytetit Idleb”, theksoi OSDH duke shtuar se incidenti ndoshi pranë një prostblloku të forcave qeveritare.

Rrëmbyesit janë me origjinë nga fshatrat al-Foua dhe Kafraya, ndërkohë që personat e rrëmbyer ishin nga Saraqeb, Sarmine dhe Bennech, sipas OSDH.

Disa orë më parë, në të njëjtin rajon, një grup i armatosur rrëmbeu të paktën 40 civilë, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit