9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Siri: Dëbohen diplomatë amerikanë dhe evropianë

Më të lexuarat

Siria ka shpallur se 17 diplomatë, përfshirë amerikanë dhe evropianë, janë “persona të padëshiruar”.

Deklarata e ministrisë së jashtme të Sirisë u bë disa ditë pasi shtetet perëndimore i kanë dëbuar diplomatët e Sirisë, për shkak të masakrës së 108 njerëzve në Houla, në fund të muajit maj, transmeton REL.

Në mesin e ambasadorëve të padëshiruar në Siri janë edhe ata të Shteteve të Bashkuara, të Britanisë, të Francës dhe të Turqisë.

Poashtu, të padëshiruar janë shpallur edhe anëtarë të personelit nga ambasadat e Kanadasë, Italisë, Spanjës, Belgjikës, Bullgarisë dhe Gjermanisë.

Pothuajse shumica e të dërguarve perëndimorë tashmë janë tërhequr nga qeveritë e tyre në shenjë proteste për shkak të dhunës së regjimit të Sirisë ndaj protestuesve, që janë ngritur kundër sundimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Ministria e jashtme e Sirisë tha se qeveria e këtij vendi “ende beson në rëndësinë e dialogut” dhe se është e hapur për ripërtritjen e lidhjeve me perëndimin./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit