12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Siri, brenda 9 muajve janë vrarë të paktën 185 persona nga torturat

Më të lexuarat

SNHR ka publikuar raportin në lidhje me personat që kanë vdekur nga tortura, sulmet në qendrat shëndetësore si dhe punonjësit e mediave që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës në Siri

ANKARA (AA) – Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), njoftoi se në periudhën janar-shtator të vitit 2017 të paktën 185 persona kanë humbur jetën nga tortura, ndërsa 36 punonjës të medias dhe 93 punonjës shëndetësie kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR ka publikuar raportin e muajit shtator në lidhje me personat që kanë vdekur nga tortura, sulmet në qendrat shëndetësore si dhe punonjësit e mediave që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës në Siri.

Në muajin shtator të paktën 24 persona kanë humbur jetën nga tortura, ku 23 prej këtyre kanë vdekur nga torturat e regjimit të Bashar Al Asadit dhe mbështetësve të tij.

Në raportin në të cilin është theksuar se vdekjet nga torturat në Siri që nga fillimi i luftës së brendshme janë duke vazhduar, është njoftuar se në 9 muajt e fundit kanë humbur jetën të paktën 185 persona nga torturat.

SNHR njoftoi se në muajin shtator 4 punonjës të mediave kanë humbur jetën në Siri, 2 prej të cilëve janë vrarë nga forcat e regjimit, ndërsa një nga rusët dhe një tjetër nga opozitarët. Në 9 muajt e parë të vitit 36 punonjës të mediave kanë humbur duke u torturuar nga grupe të ndryshme.

Gjithashtu në raport është theksuar se në sulmet kundrejt qendrave shëndetësore në 9 muajt e fundit kanë humbur jetën të paktën 93 personel shëndetësor.

Në 9 muaj janë arrestuar 4.809 persona

Sipas raportit të SNHR, në 9 muajt e parë të 2017 të paktën 4.809 persona janë arrestuar. Në muajin shtator 557 persona janë arrestuar ose janë mbajtur me forcë nga grupet të ndryshme në Siri. Mes 316 personave të cilat mbahen me forcë nga forcat e regjimit gjenden 31 fëmijë dhe 55 gra.

SNHR në raportin e javës së kaluar kishte njoftuar se në sulmet e palëve që janë në përleshje në Siri, në muajin shtator kanë humbur jetën të paktën 912 civilë mes të cilëve 200 fëmijë dhe 144 gra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit