12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Siri, 481 civilë humbën jetën në Raka gjatë korrikut

Më të lexuarat

RAKA (AA) – Gjithsej 481 civilë kanë humbur jetën në sulmet ajrore dhe tokësore të organizuara në qytetin e Rakas, që aktualisht kontrollohet nga organizata terroriste DEASH, në pjesën veriore të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat janë publikuar në median sociale nga rrjeti lokal i aktivistëve me emrin “Rakka po masakrohet në heshtje”, rrjet ky kundër organizatave terroriste DEASH dhe PKK/PYD, i cili ka njoftuar se civilët kanë pësuar nga sulmet e ndërmarra nga koalicioni ndërkombëtar i kryesuar nga SHBA-të, Rusia dhe ato të organizatës terroriste PKK/PYD.

Sipas rrjetit, 189 civilë kanë humbur jetën në 633 sulme ajrore të koalicionit të kryesuar nga SHBA-të, 126 në 440 sulme ajrore të Rusisë dhe 121 civilë nga sulmet me artileri të organizatës terroriste PKK/PYD.

Ndërkaq, 36 civilë kanë vdekur si pasojë e sulmeve të DEASH-it dhe nëntë të tjerë nga sulme të ndërmarra nga persona të paidentifikuar.

Ndryshe, operacioni në qendrën e qytetit të Rakas i kryesuar nga SHBA-të nisi më 6 qershor.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) më parë ka njoftuar se të paktën 1.400 civilë kanë humbur jetën si pasojë e operacioneve në Raka në tetë muajt e fundit, në mesin e të cilëve 308 janë fëmijë dhe 203 gra.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit