1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Siri, 334 civilë të vrarë gjatë muajit mars

Më të lexuarat

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se 334 civilë janë vrarë në Siri muajin e kaluar.

Në raportin e publikuar në lidhje me vrasjet në Siri në muajin shkurt, SNHR bëri të ditur se nga 334 civilët e vrarë nga palët ndërluftuese në Siri, 87 janë fëmijë dhe 63 gra.

Sipas raportit, 78 civilë, përfshirë 24 fëmijë dhe 13 gra, kanë pësuar nga regjimi i Bashar al-Asadit, ndërsa 18 të tjerë, prej të cilëve nëntë fëmijë dhe një grua, janë vrarë nga organizata terroriste YPG/PKK.

Ndërkaq, 76 civilë, prej të cilëve 13 fëmijë dhe tetë gra, kanë humbur jetën nga sulmet e Rusisë.

Po ashtu, nëntë civilë, prej të cilëve një fëmijë dhe një grua, janë vrarë gjatë sulmeve të forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it të kryesuar nga SHBA, kurse organizata terroriste DEASH ka vrarë 28 civilë, përfshirë një fëmijë.

Opozita e armatosur dhe grupet kundër regjimit kanë qenë shkaktarë për vdekjen e gjashtë civilëve, përfshirë një fëmijë, ndërkohë që 119 civilë, prej tëcilëve 36 fëmijë dhe 40 gra, janë vrarë nga palë të paidentifikuara.

SNHR bëri të ditur se në mesin e civilëve të vrarë nga regjimi i Asadit dhe Rusisë gjenden edhe dy gazetarë dhe dy punonjës të Mbrojtjes Civile (Helmetave të Bardha).

– 30 civilë të torturuar për vdekje

Në raport njoftohet se muajin e kaluar, 30 civilë janë vrarë përmes torturave.

Regjimi i Asadit ka torturuar për vdekje 26 civilë, grupi terrorist YPG/PKK ka vrarë përmes torturave dy civilë, ndërsa dy civilë të tjera kanë vdekur nga torturat e palëve të paidentifikuara.

Që nga fillimi i vitit 2019, gjithsej 776 civilë janë vrarë nga palët ndërluftuese në Siri, përfshirë 196 në janar, 246 në shkurt dhe 334 në muajin mars, tha SNHR./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit